Ndahet nga jeta Drejtori i Përgjithshëm i ANEA, Presidenti Meta shpreh ngushëllimet e tij

502
Sigal

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Përgjithshëm të ANEA, Yukiya Amano.

Ja çfarë shkruan Kreu i Shtetit në një postim në Twitter:

Hidhërim për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Përgjithshëm të ANEA, Yukiya Amano. Diplomat i shquar japonez që udhëhoqi një nga organizmat më të rëndësishme shumëpalëshe në një periudhe sfidash globale. Nën drejtimin e tij, u arritën rezultate të prekshme për objektivin “Atoms for Peace and Development”, si dhe në mospërhapjen e armëve bërthamore. Shqipëria humbi një mik dhe mbështetës të fuqishëm të zhvillimit të saj. Vizita e tij në Shqipëri në korrik 2011 i dha shtysë përmirësimit të metodave bërthamore në mjekësinë shqiptare dhe në fusha të tjera. Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe qeverisë mike Japoneze.