Nasip Naço i kërkon ndihmë Gjermanisë për ligjin “Antimafie”

443
Sigal

Ministri i Drejtësisë,  Nasip Naço, në pritjen që i bëri ambasadorit gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann informoi mbi reformat që ministria që ai drejton ka nisur. “Që në ditët e para të punës sime, ka nisur puna me ekipin e kabinetit mbi strategjinë anti- korrupsion. Do të ketë ndryshime në ligjin anti-mafia, duke përfshirë në këtë ligj si një vepër penale edhe rastet e korrupsionit. Do të ketë reformë në shërbimin e provës, për ta shtrirë atë në të gjithë Shqipërinë. Ky shërbim, që shmang mbipopullimin në burgje, ka edhe synimin e trajtimit më dinjitoz të të dënuarve. Gjithashtu, mbikëqyrja elektronike, e zbatuar vetëm në Tiranë, do të shtrihet në të gjithë vendin. Do të bëhet dixhitalizimi i Hipotekës dhe Noterisë, për të shmangur vështirësitë në aplikime dhe kërkesa. Zbatimi i paketës anti-korrupsion do të ketë përparësi. Për të gjitha këto, do të kërkoja asistencën e ekspertëve gjermanë”, – përfundoi Ministri Naço. Ambasadori tha së lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, pasi krijon terren më të sigurt edhe për investitorët gjermanë. Gjithashtu, ai u ndal në çështje që kanë të bëjnë me koordinimin e punës së institucioneve respektive. “Deri më sot, kemi patur një bashkëpunim të mirë ndër- institucional dhe dëshiroj ta vazhdojmë. Nga ana jonë si ambasadë, do tëkeni gjithë mbështetjen e nevojshme në nivel ekspertizë, sikurse ju kërkuat.”- u shpreh Ambasadori Hoffmann.