Nard Ndoka: Për Lulzim Bashën, dorëheqja do ishte kapak floriri

304
Sigal

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për zhvillimet e brendshme brenda PD-së.

Ndoka thekson se tashmë Lulzim Bashës, edhe dorëheqja do i dukej një kapak floriri.

‘Për mua, Lulzim Basha ka dy rrugë. Rruga e parë që do i jepte atij një lloj rehabilitimi është dorëheqja.

Ai e kupton se është në kufijtë e pamundësisë për të tejkaluar tufanin që ka përballë dhe nëse ai ka nuhatje politike, nëse ai ka paksa moral, karakter, unë do i sugjeroja si mik, se nuk jam prishur me të, se dorëheqja do ishte kapak floriri për të.


Njeriu përballet dhe shikon edhe këtë mundësi. Pjesa e dytë është të presim shkarkimin.

Nuk mund të jetë ai kryetari i PD-së. Me ketë bazë që ka PD sot, kurrë nuk do ketë besimin e bazës së Partisë Demokratike, imagjinojeni besimin tek qytetarët e më gjerë. Andaj, Berisha sot ka një fat të rënë nga qielli’, deklaroi Ndoka.