“As vrima e miut nuk e shpëton Lulzim Bashën”, denoncon Berisha: Njëri me mbiemër Shata është vrasës që sulmoi protestuesit

442
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunuesit e protestuesve që sipas tij janë kriminelë.

Në një konferencë për shtyp, ish-lideri historik paralajmëroi Lulzim Bashën se as vrima e miut nuk e shpëton dot nga protesta e demokratëve.

Pjese nga konferenca

Pyetje: Dita e fundit në politikë?

Berisha: Njeriu që në ccdo dy fjalë lëshon 3 gënjeshtra nuk meriton t’i përgjigjet. Ajo fjalë nuk është thënë kurrë as nga unë dhe as nga ndonjë bashkëpunëtor i imi. Ajo fjalë egziston e regjistruar si kërcënim nga njerëzit më të afërm e Lulzim Bashës. Por as Blindat dhe as vrima e miut nuk e shpëton më Lulzim Bashën nga populli opozitar. Sot u arrit që ccdo shqiptar të kuptojë se ccfarë përfaqëson Lulzim Basha para tyre. Kjo ditë do mbetet në memorien e shqiptarëve si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e tyre.

Pyetje: A do padisni Bashën?

Berisha: Që aty ka vrasës kjo është shumë evidente. Njëri prej tyre është me mbiemër Shata. Po nuk është i vetëm , ka dhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është shumë evidente. Janë madje në foto persona të grupeve fondamentaliste. Grupi juridik i Komisionit të Rithemelimit do të konsiderojë të gjitha procedurat ligjore. Natyrisht nuk kemi besim te drejtësia e shndërruar në një degë të Edi Ramës. Por dosjet mbeten, dhe drejtësia vonon por nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do ngrihen padi.

Pyetje: PD të nisë dhe me një seli të re?

Berisha: E vërteta është që nëse ka patur në kuptimin figurativ një bunker real ka qenë ushtria. I tillë ishte hermetizmi, dhe Shqipëria atëherë ishte një bunker. Në memorien time nuk kanë egizstuar blinde në atë ndertesë. Blindet i shtoi aty për herë të parë në egizstencën e  saj Lulzim Brava. Ndërtesat kanë kujtime e tyre por ajo mbetet selia e PD-së dhe jo  e Lulzim Bashës dhe ne kemi objektivin tonë.

Ditën e sotme, ish-Kryeministri Sali Berisha thirri një protestë në Selinë blu për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën, pasi e shkarkoi këtë të fundit në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe më pas në referendumin e 18 dhjetorit.

Protestuesit ia arritën të hapin dyert e katit të parë të Selisë blu por në katin e dyte ku po zhvillonte mbledhje Basha nuk ia dolën dot të ngjiteshin, pasi persona të paidentifikuar i sulmuan me gaz lotsjellës nga brenda godinës. Më pas, ndërhyri Policia e Shtetit e cila u thirr nga një grup deputetësh demokratë të cilët pretendonin se i rrezikohej jeta.