Nard Ndoka, kryetar i PDK-së/ Shqipëria duhet të çlirohet nga Rilindja e Soros. Së shpejti do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

475
Sigal

Kemi një KM dhe mazhorancë që është kapur në krim zgjedhor me prova e fakte të bëra publike botërisht. Duhet ndëshkim për abuzuesit, që të krijohet besim, sepse këta aktorë politik do vjedhin sërish vota në çfarëdo llloj sistemi

Sistemi i Drejtësisë duhet të çlirohet nga Rilindja e Soros!

Jakup B. GJOÇA

Nard Ndoka, kryetari i PDK dhe ish deputet në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se reforma e re zgjedhore duhet të ndëshkojë abuzuesit dhe vjedhësit e votës, ku Rama dhe mazhoranca e tij kanë kryer krim elektoral. Zoti Ndoka pohon se opozita nuk i ka braktisur protestat, por axhenta e saj u bë evropiane. Zoti Ndoka pohon se në institucionet e drejtësisë janë emëruar të gjithë emisarët e rilindjes dhe të Soros, prandaj mbetet detyrë që të çlirohet sistemi i Drejtësisë nga Rilindja e Soros. Zoti Ndoka mohon se ka një marrëveshje në prapaskenën politike midis Ramës dhe Bashës.

– Zoti Ndoka, përse ia vlen Reforma e re Zgjedhore, derisa palët politike janë dakordësuar që të mos ndryshojnë Sistemin Zgjedhor, me pretendimin se nuk kanë kohë për ndryshime kushtetuese, kur kanë 3 vjet që merren me këtë reformë, dhe kur ndryshimet kushtetuese të fundit për Kodin Penal u bënë brenda javës?

– Refora zgjedhore përmirëson standardet, futja e teknologjisë në votim dhe identifikimi biometrik janë një siguri e madhe për votën. Sistemi aktual është problematik për partitë e treta politike, por është i barabartë për përballjen pozitë-opozitë. Rama nuk fitoi nga avantazhet e sistemit, por nga blerja dhe vjedhja e votave. Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor, i konsultuar, debatuar dhe i pranuar nga i gjithë faktori politik. Sot nuk jemi në kushtet për të hapur një debat të tillë politik, kemi një KM dhe mazhorancë që është kapur në krim zgjedhor me prova e fakte të bëra publike botërisht. Duhet ndëshkim për abuzuesit, që të krijohet besim, sepse këta aktorë politik do vjedhin sërish vota në çfarëdo llloj sistemi. Sistemi Zgjedhor mund të diskutohet sot gjërësisht dhe publikisht, të miratohet nga një Kuvend pluralist dhe të implementohet në zgjedhjet e ardhëshme.

– Sa shpresë mund të ngjall Drejtësia e reformuar, kur deri tani SPAK nuk ka hetuar asnjë zyrtar të lartë për korrupsion?

– DrejtËësia nuk u reformua për fatin e keq, por u kap peng nga Rilindja. Kjo shpresë e madhe e shqiptarëve u venit tashmë. Drejtësia mori një goditje të rëndë, duhet patjetër që të gjenden mënyrat për të tejkaluar këtë faze të marrjes peng të sistemit nga Edi Rama. Së pari sistemi i Drejtësisë duhet të çlirohet nga Rilindja e SOROS! Vendi ka nevojë për një drejtësi funksionale të pavarur dhe me besim nga qytetarët e politika.

– Opozita ka denoncuar se Kryeministri Rama ka emëruar të besuarit e tij në institucionet e reja të Drejtësisë. Nëse opozita fiton në zgjedhjet e ardhshme parlametare, a ka opozita e sotme projekt se çfarë do të bëjë me këtë drejtësi  të sotme të cilën e akuzon si të kapur nga KryeM Edi Rama?

– Opozita ka dhënë konsensus në parim dhe e kemi votuar në Kuvend. Mazhoranca kapi sistemin, në ecje e sipër, duke shkelur konsensusin politik, por duke rrezikuar seriozisht standardet. Opozita nesër në pushtet, duhet të ktheje pavarësinë institucionale të Drejtësisë, duke e çliruar edhe nga ndikimi SOROS. Emërimet nga personazhe të lidhur ngushte me eksponentë të rilindjes, i kanë bërë të pabesusheme institucionet e dale nga vendimarrja politike e rilindjes ku është diktuar çdo gjë!

– Zoti Ndoka, dëgjojmë ditët e fundit një premtim nga Kryetari i Opozitës se kur të marrë pushtetin, do të anullojë 2 miliardë koncesione. Duke ditur, se ka edhe Gjykatë të Atbitrazhit, sa dhe si mundet një qeveri të anullojë koncesionet me vendime politike?

– Anulli i koncensioneve do realizohet ligjërisht dhe nëpërmjet sistemit të drejtësise, duke ndëshkuar ligjerisht edhe përgjegjësit që do rezultojnë në shkelje të ligjit. Rivendosja e standardit ligjot për koncensionet e PPP është domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Këto vendime duhet të jenë hapat e parë të qeverisë së ardhshme, për të vendosur drejtesi dhe për të çliruar vendin nga një korrupsion dhe barrë e rëndë financiare.

– Zoti Ndoka, a besoni ju, se ka marrëveshje në prapaskenë Rama- Basha për të ruajtur statucuonë politike?

– Nuk besoj dhe as e mendoj këtë fakt, jam i ndergjegjshëm se ketë sistem e kemi peshqesh nga Rama, i cili nuk dha konsensusin pa i realizuar kërkesat e tij antidemokratike, si zgjedhjen e Presidentit të Republikës më shumicë të thjeshtë, ashtu edhe për sistemin. Në atë kohë, unë i kam kundërshtuar deri më grevë urie në Kuvend. Kuptohet se interesi politik është i dy partive PD e PS, por iniciativa ishte e Ramës, për të luftuar në atë kohë LSI majtas e PDK djathtas. Z. Basha është shprehur publikisht i gatshëm dhe i hapur, në raport me sistemin zgjedhor për ndryshimin e tij përmes një procesi transparent dhe të pranuar nga të gjithë.

– Përse opozita nuk arriti misionin e saj me protestat? Përse hoqi dorë nga protestat? Ju kujtoj se as zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore nuk nundi të  arrinte?

– Opozita nuk hoqi dorë nga protestat, por ndërtoi një axhendë politike në akord me faktorin ndërkombëtar, e cila erdhi si rrjedhojë e aksionit opozitar, protestave kombëtare dhe lënies së mandateve. Axhenda politike e Opozitës u kthye në axhendë europiane e detyrushme për të gjithë politikën shqiptare. Kodi Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese, ribërja e zgjedhjeve lokale e zgjedhjet e parakohëshme thjesht po presin radhën e tyre. Tërmeti dhe pandemia i shtynë në kohë, por nuk i nxorrën nga axhenda.

-Ju, zoti Ndoka, kë taktikë opozitare quani të gabuar?

– Opozita nuk e ka luksin të bëje gabime, vendimarrja e Opozitës se Bashkuar ka qënë e mirekordinuar dhe e konsultuar me detaje. Koha tregoj se i vetmi gabim, rezultoj marrëveshja me Ramën në 2017, kjo jo për fajin e Opozitës në fakt, por nga pabesia e  Ramës në aspektin institucional, politik e moral. Rama vendosi një standard pabesie në marrëveshjet politike, nuk e kishte bërë Nano, as Berisha kurrë këtë akt, as në kohë më të vështira politike. Rama abuzoi rëndë me istitucionin e fjalës, marrëveshjes, besës dhe të ardhmes. Çfarë kërkon Buntestagu Gjerman dhe çfarë bën Rama? Çfarë kërkojnë SHBA-të e Palmer dhe si vepron Rama? Çfarë kërkon Opozita dhe qytetarët dhe si sillet Rama? Pra kemi një KM që po mban peng vendin, demokracinë dhe të ardhmen tonë europiane. Ndaj Opozita është e qartë në axhendën e vet, duke parë realitetin dhe kush është kundërshtari ynë politik. Koha për pëermbysje të kësaj mazhorance, me çdo çmim që kërkon liria!

– Faleminderit!