Nard Ndoka: Do marrim pjesë në zgjedhje më 13 tetor

541
Sigal

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë për Report Tv i quan zgjedhjet e 30 qershorit si anti-kushtetuesese, ndërsa shprehet se data e zgjedhjeve është 13 tetori për të cilën duhet një konsesus mes klasës politike.

“30 Qershori është një datë antikushtetuese. Duhet të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kjo duhej të ishte logjika normale dhe institucionale e një kryeministri dhe mazhorance të përgjegjshme. Kjo duhet të ishte zgjedhja më e mirë për të shmangur përplasjet në ndërrimin e kryetarëve nëpër bashki.  Natën do të hyjnë gjermanët ditën do e lirojnë partizanët dhe kjo është absurde se çfarë po ndodh në bashkitë e vendit dhe politikën shqiptare. Unë e shoh 13 Tetorin legal për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. 30 qershori si datë zgjedhjesh ka rënë. Klasës politike i duhet një konsensus, kompromis dhe kjo është detyrë e kryeministrit. Rama sillet si fitimtar por është humbësi më i madh.

13 Tetori një datë legale që na detyron të marrim pjesë, por ne jemi në një pushtet xhungël. Partitë politike nuk janë parti private, jemi në një kuadër grushti shteti. 13 dhe pse është legjitim është në kufijtë e pamundësisë nga papërgjegjshmëria e politikës. Rama jo apo jo kryeminstër nuk ka shumë rëndësi, pasi në 30 qershor shqiptarët e bojkotuan dhe e ndëshkuan. Shqiptarët në 30 qershor ndëshkuan shqiptarët”, shprehet Ndoka.