“Na vijnë nga mbrapa”, Rama për opozitën: Nuk do arrijnë rezultat të dalin nga këneta, maksimumi i tyre viti 2021

27
Sigal

Në Durrës gjatë një takimi me të rinjtë, kreu i qeverisë u ndal tek zgjedhjet e 11 Majit. Duke u bërë thirrje gjithë të rinjve që votën e tyre ta hedhin për partinë që u jep pasaportën europiane, nuk la pa ironizuar as kundërshtarët politikë. Këta të fundit në fakt as si kundërshtarë nuk i cilësoi.

Sipas Ramës opozita maksimumin e saj e dha në vitin 2021 dhe nuk ka më se çfarë të japë. Kurse nga ana tjetër sipas tij, Partia Socialiste nuk e ka arritur ende maksimumin e saj.

“Nuk ia vlen as të diskutojmë për ata…Nuk i kemi as përballë i kemi mbrapa. Ata na gjurmojnë me britma dhe me gërhima dhe ne tani të ndalojmë, të kthehemi e t’iu flasim atyre është pakuptim. Realisht unë kam bindjen që ata maksimumin e tyre të mundshëm e morën në vitin 2021 dhe nuk do ta arrijnë kurrë atë rezultat e të dalin nga ajo kënetë. Ne nuk e kemi marrë akoma maksimumin tonë dhe është atje në fushë për t’u arritur. Dhe ne do të shkojmë me sa më shumë forcë për ta rritur. Të gjithë duhet të dimë që Shqipëria do të hyjë në BE vetëm në sajë të votës më 11 Maj për PS-në dhe kandidatët e saj”, tha Edi Rama.