Myslim Pashaj/ Shteti infra i kuq

503
Sigal

Mos u drithëroni prej termit “infra i kuq”, sepse nuk ka lidhje fare me shtetin e “kuq komunist”, as me ndonjë përqasje tjetër nostalgjike. Rrezet infra të kuqe, janë pjesë e rrezatimit elektromagnetik, i pakapshëm në krahasim nga spektri i dritës së dukshme. Po të përdoret ky “ndriçim”, nëpërmjet pajisjeve, mund të mund të dallojmë e shquajmë objekte, që nuk na i kap syri. Krahasimin që po përdorim për shtetin e tanishëm, sado të duket se është hiperbolik, në të vërtetë ky shtet gjallon para nesh, në “hijen e tij të shformuar”, si një objekt i padukshëm, kjo ngrehinë antidemokratike, që shpesh disa analistë të tjerë e quajnë “shteti informal”. Ne po e quajmë “shteti infra i kuq”, për të nënkuptuar se si rron dhe vepron një shtet tjetër, një “Big Brother i pushtetshëm”, të cilin shqipot, edhe pa rreze infra të kuqe, e kuptojnë dhe janë mjedisur me atë, fatalisht. Revolta ndaj jetës në veprën e mbijetesës i ka mësuar shqiptarët se asnjë hap nuk e bëjnë në shtetin e së drejtës, por ata janë mësuar t’i drejtohen shtetit të së padrejtës, ritmikisht, në çdo frymim, çdo hap, çdo lëvizje, që nga sporteli më i vogël, që nga mbledhja e kanoçeve në plehra, tek shtimi i tufave të qenve, deri tek Kuvendi dhe Presidenti i Republikës e kësilloj, Pushtetet e ashtuquajtura të “Mosvarme”, janë një gënjeshtër e madhe. Skaneri që bëri Europa, një ditë më parë, për mua, edhe pse nuk është një “skaner infra i kuq”, ai i përafrohet gjendjes në të të cilën ndodhet Shqipëria dhe ëndrra e saj me syhapur, për të marrë “statusin”. Skaneri i djeshëm e thotë të qartë, por, ama s’ka mbërritur në thelb të së keqes:

(1) Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,

 (2) strategji dhe veprim,

 (3) sistem drejtësie i reformuar.
Shtetin e Së drejtës po e heq zvarrë në sytë tanë “shteti infra i kuq”.  Antishteti! Dhe ne kërkojmë “statusin” Deri kur kështu ma!

Nishani zhvilloi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon

  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi dje një takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Cannon Obe, ku diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje lidhur me procesin integrues evropian, pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e Tij për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar dhe institucionet e saj kanë dhënë në procesin e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës si dhe për rrugëtimin integrues evropian të Shqipërisë duke vënë në dukje se marrja e statusit të vendit kandidat në vitin 2014 do të jetë plotësisht e bazuar në meritat tona dhe bashkëpunimin me miqtë e partnerët ndërkombëtarë. Presidenti shprehu bindjen se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të shkëlqyer me institucionet shqiptare për të forcuar shtetin e së drejtës dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të vendit, duke garantuar, gjithashtu, mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale në këtë drejtim, sidomos për sa i përket reformimit dhe shëndoshjes së mëtejshme të sistemit gjyqësor.

 Kukan: Integrimi i Shqipërisë në BE është pas 8-10 vitesh

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan flet për DVv. Kukan  u thotë politikanëve shqiptarë: Vazhdoni atmosferën pozitive pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, integrimi bëhet për shqiptarët. “Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë. Nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit është thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit. Me aq sa di këto pesë vende dëshirojnë prova më të rëndësishme se sa atmosfera e re dhe pozitive politike në vend, por ajo duhet të jetë e qëndrueshme, e sidomos lufta kundër korrupsionit duhet të ketë efektive me rezultate konkrete. Këto vende dëshirojnë një lloj historiku të dokumentuar që do të vërtetojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.

 Dule apel Ramës dhe Bashës: Jo kundërakuza! Uluni bashkë për integrimin!

Kryetari i PBDNJ-it, Vangjel Dule insiston se vendimi për shtyrjen e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë nuk duhet të çojë në keqardhje, zhgënjim apo insinuata anti-europiane. “Zhvillimet në lidhje me statusin e vendit kandidat të BE, nuk ofrohen dhe nuk duhet që të na çojnë në keqardhje, zhgënjim, dekurajim, por as edhe ne insinuata anti-europiane. Vlerësojmë së ajo që kërkohet në realitetin e krijuar është reflektimi. Reflektim me kah nga vetja. Në këtë drejtim propozojmë strukturimin e një task-force të nivelit më të larte politik, gjithëpërfshirëse, e cila do të garantonte konsensusin më të gjerë të mundshëm si edhe monitorimin dhe koordinimin efektiv të të gjitha strukturave legjislative dhe ekzekutive që kanë për objekt integrimin europian te vendit.