Morën 75 milionë euro, por inceneratorët nuk ekzistojnë dhe nuk kanë asnjë punëtor!

217
Sigal

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi nga studio e “Zonë e lirë” se qeveria është e jkapur nga mafia e plehrave dhe se është projektuar që të importohen mijëra tonela plehra nga vende të tjera për tu djegur në Shqipëri.

Kjo provohet sipas gazetares, Ornela Liperi me fuqinë që kërkohet të instalohet në inceneratorë që është e barabrtë me 130 kilogramë plehra për banor të vendit që është e pamundur, ndaj bëhet e qartë se kemi të bëjme me një plan importimi të plehrave.

Basha ka denocuar dy skandale të reja në lidhje me inceneratorët. Ndonëse inceneratorët kanë marrë 75 milionë euro nga paratë e taksapguesve , ata nuk kanë asnjë punëtor të regjistruar. Pra kanë zero punëtor, ndërkohë që marrin 75 milionë euro. Një skandal tjetër është fakti se inceneratori I Fierit ka falsifikuar faturat e shpenzimeve, dhe kjo sipas gazetares Liperi po hetohet nga prokurorët.

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka sqaruar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se pse ndërhyri me telefon në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Basha tha se për të nuk ishte problem që debatoi me kryeministrin me telefon në kushte të pabarabarta.

“Hyra në telefon për një gjë të thjeshtë. Kur faktet i ke me vete, argumentet i ke me vete, ligjin e ke me vete dhe të vërtetën e ke me vete pak rëndësi ka nëse je me telefon apo je aty. Të gjithë e morën vesh që jo vetëm kemi të bëjmë me një gënjeshtar, por edhe me një frikacak që nuk pranon debat.

Ai humbi në atë debat sepse ai nuk i dha përgjigje pyetjes kryesore se ku i ka çuar 75 milionë euro me inceneratorët. Nuk ka ndodhur që një kryeministër të ngrihet ashtu nga kolltuku dhe të bëjë ato që bëri ai” – tha Basha.