Monika Kryemadhi: Rindërtimi është gënjeshtra e radhës e qeverisë Rama

273
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se rindërtimi është gënjeshtra e radhës e qeverisë ”Rama 2”. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës. ”120 familje në lagjen numër 12 në Durrës presin të rifuten në shtëpi, por shteti nuk ka kryer asnjë punim. Një vit pas tërmetit, qytetarët janë lënë pa përkujdesje, pa strehë të sigurt. Edhe bonusi i qirasë mund t’i ndërpritet nga dita në ditë”,-shkruan më tej Kryemadhi.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Rindërtimi është gënjeshtra e radhës e qeverisë në dëm të qytetarëve. 120 familje në lagjen numër 12 në Durrës presin të rifuten në shtëpi, por shteti nuk ka kryer asnjë punim.

Një vit pas tërmetit, qytetarët janë lënë pa përkujdesje, pa strehë të sigurt. Edhe bonusi i qirasë mund t’i ndërpritet nga dita në ditë.

Ndërsa qeveria pas zgjedhjeve do të garantojë sa më parë strehim të përhershëm të qytetarëve. Nxis të gjithë ata, që presin nga projekti i rindërtimit të kërkojnë nga institucionet publike garanci ‘e zeza mbi të bardhë’, për atë që iu është premtuar për pronën e tyre të dëmtuar nga tërmeti. Jemi të angazhuar për t’i dhënë fund padrejtësive dhe ta bëjmë ‘Shqipërinë Shtëpinë e Shqiptarëve’.