Protesta e dhunshme në Athinë dhe dhuna ndaj studentes që kundërshtoi kryeministrin Rama

500
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Dje, në Athinë u zhvillua një nga protestat më të fuqishme të kohëve të fundit, kur, sipas reporterëve, kanë marrë pjesë më shumë se 60.000 mijë. Grekët protestuan kundër marrëveshjes që ka nënshkruar kryeministri grek Tsipras me Maqedoninë, për emërtimin e këtij shteti fqinj, si “Maqedonia e Veriut”. Kjo marrëveshje pritet të diskutohet për miratim këtë javë në parlamentin grek. Kronikat televizive tregojnë se protesta në Athinë, para parlamentit grek ishte shumë e dhunshme, Sipas policisë greke 44 persona kanë mbetur të plagosur, 25 prej të cilëve policë si pasojë e përplasjes mes policisë dhe protestuesve në sheshin ‘Sintagma’.Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona. Në kontrast të plotë me protestat e dhunshme nga protestuesit me policinë në Greqi, në Shqipëri dhuna ushtrohet nga policia e Shtetit, jo vetëm kundër protestuesve, por edhe ndaj studentëve, që guxojnë dhe kundërshtojnë kryeministrin Rama në monologët që ai u bën studentëve në auditorët e universiteteve, Pardje, policia e Shtetit nxori me dhunë studenten, e cila i ndërpreu monologun kryeministrit Rama, në takimin për të prezantuar “Paktin për Universitetin”. Kur kryeministri Rama përdor dhunën e policisë kundër studentëve, pse ata i ndërpresin fjalën e monologut, demokracia është vrarë. Nuk mund të ketë më sens, as fjala – demokraci, as fjala – dialog, as – liria e Fjalës, kur kryeministri përdor Policinë e Shtetit si kamxhik për të ushtruar dhunë ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë fjalën e tij, që nuk ajnë dakord me mendimin e kryeministrit. Në Greqi ndodh shumë herë, që policia arreston protestues që kanë përdorur dhunë ndaj policisë së Shtetit, por deri më sot, në 45 vitet e demokracisë greke, asnjë protestues nuk është dënuar nga gjykatat greke. E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese në Demokraci.