Sot parlamenti mblidhet në seancë plenare

559
Sigal

Sot mblidhet Parlamenti në seancë plenare, ku deputetët do të miratojnë edhe dekretin e Presidentit ë Shqipërisë për emërimin e Edi Ramës në postin e ministrit të Jashtëm. Gjithashtu do të bëhet edhe paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2018. Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Pas emërimit të disa ministrave të rinj, të cilët ishin me detyra në komisionet parlamentare. Zëvendëskryeministri Erion Braçe si kryetar të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, pritet që ta zëvendësojë Arben Ahmetaj. Bledi Çuçi si ministër Bujqësie ka lënë dy vende bosh, ku më kryesori është ai në komisionin për reformën zgjedhore, por edhe posti i nënkryetarit të Komisionit të Integrimit. Pritet që nënkryetar i këtij komisioni të propozohet Ditmir Bushati, ndërsa bashkëkryetare e Reformës Zgjedhore pritet të emërohet deputetja Blerina Gjylameti. Eduard Shalsi do të zëvendësohet nga ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, në postin e kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Në karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë, pritet të pasojë deputetja Klodiana Spahiu.