Monika Kryemadhi: Protestat e Opozitës jo momentale, por për të reformuar sistemin

507
Sigal

Nga Selia e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi është nisur drejt protestës së madhe që opozita po mban në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në fjalën e saj për mediat, e ndjekur nga shumë simpatizantë, Kryemadhi tha se kjo nuk është protestë e momentit thjesht për të rrëzuar, por ka një qëllim më madhor për të reformuar sistemin politik në Shqipëri.

Kryemadhi gjithashtu komentoi edhe 101 votat në parlament sot për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Metave, duke u shprehur se njerëzit në protestë thërrasin për punë, për më shumë të drejta, dhe jo për karriget e politikanëve.

Kryemadhi ka prekur edhe procesin e Reformës në Drejtësi si edhe Gjykatën e Strasburgut që do të rrëzojë shumë nga nga vendimet e Vettingut, që duket se janë vendime të Ramës për të larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i përkasin krahut të tij.