Monika Kryemadhi në mbledhjen e kryesisë së Lsi: Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Rama dhe rilindja

412
Sigal

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mbledhjen e kryesisë tha se situata politike në vend është shumë e rëndë. Sipas saj, shkaku kryesor për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria është kryeministri Edi Rama dhe  “Rilindja”. Ajo komentoi edhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa shtoi se kjo ishte prova e fortë për të vulosur zgjedhjet si ilegjitime.

“Situata politike është tepër e rëndë. Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e krimineleve u faktua katërciperisht.Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kërcenimet me vendin e punës për votat praktike e pisët e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund të administrojë zgjedhje. Rama është shkaku sepse dështoi hapja e negociatave për anëtaresim në BE.Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i çfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Ramës detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës.Opozita është me e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin  e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantët dhe korrupsioni pa fre.Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”, është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.