Doli pa probleme në Vetting, zbulohet lidhja mes prokurores së Dibrës dhe drejtorit të Ramës

745
Sigal

Procesi i Vettingut ka ecur me ritme shumë të ngadalta, ndërsa është kontestuar edhe për favorizime të gjyqtarëve dhe prokurorëve të afërt me Partinë Socialiste.

Këtë të hënë në përpara KPK-së doli Esmeralda Cami (Keshi), e cila doli me problematika të vogla, të cilat nuk i rrezikojnë karrierën.

Pak orë pas vendimit të KPK, një i afërm i saj, Arben Keshi, doli në përgjimet e Bild, duke bërë presione e duke blerë vota për zgjedhjet lokale të parakoshme në Dibër.

Sipas Boldnews, zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, sipas regjistrit të gjendjes civile, rezulton të jetë djali i xhaxhait të Gentjan Keshit, i cili është bashkëshort i prokurores, Esmeralda Cami, shkruan Boldnews.

Kjo e fundit është prokurore në Dibër dhe  frika e PD-së për moskryerjen e hetimeve për përgjimet ka qenë e përligjur. Ndërkohë zëri i Arben Keshitfiguronte ditën e sotme në pjesën më të madhe të përgjimeve të Bild.

Sigurisht që lidhja me prokuroren Cami, ka bërë që Prokuroria e Dibrës të mos kryejë asnjë hetim. Esmeralda Cami ka qenë në krye të Prokurorisë së Dibrës deri në 2017-n, ku më pas u transferuar në Mat. Me zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme ajo e rifiton sërish postin e saj, por kësaj radhe si e përkohshme.