Reagimi i Bashkisë Kamëz: U bënë më shumë se 6 vite që Edi Rama drejton Shqipërinë si mos më keq

427
Sigal

U bënë më shumë se 6 vite që Edi Rama drejton Shqipërinë si mos më keq. Një përfaqësim shumë qytetarësh janë ofruar kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duke paraqitur ankesa në lidhje me diskriminimin që  po I bëhet banorëve të gjithë zonave në territorin e Bashkisë Kamëz në drejtim të shërbimit në Energji Elektrike.

Sot kanë qënë banorët e Valiasit ato që kanë sjellë fakte konkrete përgjatë inspektimit të terrenit, duke treguar me detaje se si shtyllat e transmetimit të energjisë elektrike nëpër banesat vazhdon të jetë me shtylla gati të rëna dhe me material druri, tela me gjëmba duke mos realizuar prej më shumë se 6 vitesh asnjë investim në këtë drejtim.

Edhe pse na persekutoi edhe pse na burgosi duke na detyruar me të gjitha format kemi apo s’kishim të ardhura për të paguar faturat e kripura  të energjisë elektrike, Edi Rama nuk pyeti as për statusin tonë social as për minimumin jetik por na detyroi të sakrifkonim jetën e fëmijve tanë.

Një nga Nën/Stacionet elektrike që furnizonte Kamzën është dhe Ai i Valiasit.

Fuqia e prurjes së këtij Nën/stacioni është 6 KW. I tillë ka mbetur dhe tani duke mos u kujdesur askush.

Ky fenomen vazhdon të jetë një precedent I rrezikshëm për jetën e fëmijve tanë që çdo ditë kalojnë nëpër akset rrugore ku shtyllat elektrike janë gati duke rënë dhe duke përbërë rrezik për të gjithë banorët e Valiasit, Valiasit të Ri si dhe të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kamëz.

Një familje në Valias paguan një mesatare prej 7000(shtatëmijë) lekë të reja energji + 2500(dymijë e pesëqind) lekë të reja taksën “Rama”.

Çdo familje në Valias paguan rreth 100.000(njëqind mijë) lekë të reja/vit. Valiasi ka rreth 5000 (pesë mijë)familje që do të thotë në të 6 vite bashkë, “Rama” ka mbledhur vetëm nga familjet që banojnë në Valias, 3.000.000.000 (Tre miliardë) lekë të reja nga faturat e energjisë elektrike.

Kjo vlerë marramëndese financiare tregon qartë se çfarë hakmarje e hapur bën  qeveria “Rama” në Kamëz.

Rama vazhdon të përkeqësojë jetën e qytetarëve të Bashkisë Kamëz, pasi ata vazhdojnë të mos i binden për asnjë moment urdhrave të egra të Neodiktatorit të Shqiptarëve.