Monika Kryemadhi: Ndryshimi sjell risi por është shumë e rëndësishme që ky ndryshim të jetë dhe mirësi për gjithë shqiptarët

202
Sigal

Në vijim të takimit në Njësinë 4,  Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se ndryshimi është i domosdoshëm për të gjith, madje edhe ne në jetën tonë të përditshme kemi nevojë për të ndryshuar.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Ndryshimi është i domosdoshëm për të gjithë. Edhe ne në jetën tonë të përditshme kemi nevojë për të ndryshuar. Ndryshimi sjell risi por është shumë e rëndësishme që ky ndryshim të jetë dhe mirësi për gjithë shqiptarët. Të jetë një mënyrë më e mirë për të jetuar. Unë mendoj që sot sidomos qytetarët e Tiranës janë ata që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe nuk i ofrohet shërbimi i tyre. Sot te Njësia 1 ishim me një djalë i cili kishte paguar për ilaçet e prindërve që kishte kaluar Covidin, i kishin kushtuar miliona euro. Dhe ajo që ndihet më shumë është mungesa e përgjegjësisë dhe papërgjegjshmëria që qeveria apo Kryeministri marrin duke thënë hë se kjo gjë do kalojë. Po njerëz të cilët mbyllin bizneset, humbin vendet e punës, humbasin njerëzit e afërt për shkak të mungesës së shërbimit apo ilaçeve, njerëz të cilët në çdo moment e kanë të pamundur atë shërbim dhe atë kujdes ndaj qytetarit. Dhe ai thotë po i fus një buzëqeshje unë dhe Shqipëria buzëqesh se mendon se buzëqesh ai. Ose ai mendon se Shqipëria buzëqesh se i ngërdheshen këshilltarët e tij dhe i thonë që situata është shumë e mirë. Unë mendoj që dhe Rilindja e Edi Ramës e kaloi fazën e vetë të reklamës, siç janë ato reklamat e produkteve të falsifikuara, e produkteve falso, që e konsumon njëherë dhe më pas nuk e do më. I ka ikur data e skandencws