Presidenti Meta: Askush në botë nuk del dot kundër një populli

Në vazhdim të intervistës, Presidenti Ilir Meta, tha se askush në botë nuk i del dot kundër një populli të tërë duke rikujtuar kështu dhe diktatorin Markos të Filipineve i cili u rrëzuar nga zemërata e popullit. Ai gjithashtu tha se: “Qëllimi Ramës është të vrasë besimin te populli  dhe te demokracia. Presidenti është i pari, që do japi jetën për demokracinë dhe votën e lirë. Në këtë vend ka vajtur aty ku nuk mban më.”

Më tej, Kreu i Shtetit solli në kujtesë ardhjen e Kryeministri Edi Rama nga Parisi, duke e konsideruar ardhjen e tij si një komplot kombëtar 20-vjeçar të organizuar nga një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë.

NOA

“Mos besoni Ju kurrë se e mori ai shoku juaj nga urat e Parisit se i tha dikush që duam një njeri nga shoqëria civile. Ishte një telefonatë që e solli këtë zotërinë nga sheshi i Parisit direkt Ministër. Kemi të bëjme me një komplot ndërkombëtar 20 vjeçar kundër Shqipërise. Nga telefonata që e solli nga Parisi, nga uzurpimi i Partisë Socialiste, që ishte përsëri një projeksion duke kapur partine më të madhe të së majtës në Shqipëri. Për te vijuar me perjashtimin e Ilir Metës përmes Kongresit të Kongresmenëve nga PS, me ndryshimet Kushtetuese të viti 2008 që shkatërruan balancat dhe shndërruan Parlamentin në këtë lloj që kemi sot pa integritet, tek perpjekjet per ndarjen e Kosoves.“,- është shprehur Presidenti Meta për këtë ndodhi.

Duka kaluar në temën e zgjedhjeve Presidenti Meta tha se, “Presidenti është në fushatë për zgjedhje te lira dhe të ndershme, për demokracinë, pluralizmin politik, për Kushtetutën, për votën e lirë dhe të ndershme. Për të monitoruar gjithë ata që bëjnë presion, ata që tentojnë të  vjedhin votën dhe që po përpiqen të manipulojnë qytetarët.” 

Gjithashtu ai e konsideroi 25 prillin si një provë zjarri për çdo njeri, për atë që ka bërë deri tani dhe për atë, që do të bëj në vazhdimësi duke thënë se: “Më 25 prill do të kemi një provë zjarri për çdo politikan të Shqipërisë.”