Monika Kryemadhi: LSI beson tek e ardhmja. Bashkë me oligarkët e Ramës, do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës

241
Sigal

Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës shqiptare

Intervista e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhënë për faqen e mirënjohur “Lolita” në instagram

– Zonja Kryemadhi, pse duhet t’ju votojmë në 25 Prill? Nuk jeni të gjithë njëlloj?

Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk mund të jem. Unë nuk kam kanabizuar vendin, nuk mbledh vota me bandat. Unë nuk kam bërë marrëveshje minishengeni në dëm të interesave kombëtare dhe nuk pres të më mbështesë Vuçiçi me Zaevin në fushatë. Unë nuk jam arrogante, as me qytetarët, as me gazetarët. Nuk fyej dhe poshtëroj gratë. Unë besoj tek të rinjtë. Edi Rama i quan ngelësa, ndërsa Erion Veliaj i quan zdromsa.

-Etion Joka u kap sot duke blerë vota. Ky është ndryshimi për të cilin flisni?

Nuk ju del e keqja atyre me Etion Jokën, se ka qenë në PS dhe ka ikur. Mjafton të shikoni cili televizion i ka publikuar ato pamje, për të kuptuar se ishte sulm i orkestruar nga ata, që blerjen e votës e kanë bërë si të blesh gjethe rrushi për japrak.

– Fute 12 ballokume dhe nxore 6. Ku shkuan 6 të tjerat, apo te oligarkët?

Nuk hanë ballokume oligarkët, duan mish te Nustreti. Unë jam e vetmja që i kam përmendur me emra oligarkët dhe për këtë arsye na kanë censuruar nëpër media. Sa përmend inceneratorët, dalin këta me sondazhe dhe e nxjerrin LSI-në me asnjë mandat në Tiranë.

-Thonë që do bëheni ministre e Brendshme. A do t’i mbushni komisariatet me skraparllinj, njëlloj si Saimir Tahiri me tepelenas?

Për ne e rëndësishme është largimi i Ramës, jo ndarja e posteve. Të ikë ky dhe çdo gjë do shkojë në vendin e duhur, edhe skraparllinjtë, edhe tepelenasat do jenë më mirë se më parë. E sigurt është që, nuk do t’i nxjerrim të ruajnë parcelat me hashash, dhe as të dhunojnë qytetarët nëpër rrugë.

 

Monika Kryemadhi:

Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit.  LSI beson tek një e ardhme më e mirë

-Çfarë do bëni për të zbutur konfliktin social që po shpërthen në këtë fushatë?

Me qeverisjen tonë askush s’do ndihet i pasigurtë, askush s’do përndiqet për votën, askush s’do rrijë me frikë nga bandat, ose për vendin e punës. Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës shqiptare.

– Çfarë mund të presin të rinjtë prej jush? (Nëse nuk i mbani premtimet, do bëheni meme)

Ne zotohemi ta zëvendësojmë modelin e Turit me arsim cilësor dhe profesional. Ne do investojmë tek te rinjtë me taksën e së ardhmes. Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit. LSI beson tek një e ardhme më e mirë.

 

Ne zotohemi ta zëvendësojmë modelin e Turit me arsim cilësor dhe profesional. Ne do investojmë tek te rinjtë me taksën e së ardhmes.  Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit.  LSI beson tek një e ardhme më e mirë.

 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi fton qytetarët

 Votoni LSI-në më 25 Prill, ndryshimi tashmë ka ardhur

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se të gjithë duhet të votojnë LSI, numrin 6, më datë 25 Prill. Kryemadhi thekson se, ndryshimi tashmë ka ardhur, duke bërë thirrje që të votohet LSI, dhe vota të jetë e vlefshme.

Mesazhi i Monika Kryemadhit

Të dashur miq. Dua ta nis sot ditën, duke falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, burrat dhe gratë që ishin dje në shesh, edhe pse ishte ditë me shi, ata ishin aty. Energjia dhe entuziazmi ishte burim frymëzimi. Ju jam shumë mirënjohëse. Edhe dy ditë na kanë ngelur, të mos ndalemi, dashurinë që keni në zemra ta shpërndajmë. Takimi pardje në Tiranë ishte i jashtëzakonshëm. Takimi i djeshëm ishte një energji e jashtëzakonshme, ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte një ngjyrë dashurie, që depërtoi në zemrat e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që ishin aty, por edhe të atyre qindra e mijërave që na ndoqën nga ekranet dhe rrjeteve sociale. E di se është e vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave, që i ka uzurpuar Rilindja, por mos ndaloni, shpërndani videon, shpërndani mitingun, mos ndaloni, shpërndani emocionet që kaluat dje aty. Mos ndaloni, trokisni derë më derë, sepse ndryshimi ka ardhur. Kërkoni që të votojnë edhe të tjerët për LSI-në, të votojnë numrin 6 dhe të kenë kujdes, të mos nxjerrin fletën të pavlefshme.

Të ketë monitorim të posaçëm për disa zona të nxehta

Kryemadhi kërkesë delegacionit të misionit vëzhgues të OSBE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u takua dje me delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Kryemadhi i ka kërkuar misionit vëzhgues të OSBE-së që të ketë monitorim të posaçëm në disa zona të nxehta në disa qytete, Elbasan, Durrës, Tiranë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamzë dhe rrethinat e bashkisë Tiranë. Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, do të jenë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve. Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i bëri me dije për situatën shumë të rënduar, të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale. Kryemadhi ka kërkuar monitorim të posaçëm për disa zona të nxehta në qytete të ndryshme të vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkitë e qarkut Tiranë, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë. Kryetarja e LSI-së ndau me ta bindjen, për një fitore të thellë të opozitës në 25 Prill dhe i ka falenderuar përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, për praninë e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen që cenon integritetin e këtyre zgjedhjeve.