Monika Kryemadhi: Lefter Koka and co nuk ikën, por i larguam! Inceneratorët e plehrave i thërrisnin!

256
Sigal

Monika Kryemadhi flet për herë të parë për largimin e Lefter Kokës, Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës nga LSI. Ajo e tha qartë se nuk ikën, por i larguam.

“Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, network siç e quan brezi i ri.  Asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSI-së, por duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më” – tha Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Më pas kryetarja ishte mjaft e ashpër duke u kujtuar dhe bizneset personale dhe madje edhe inceneratorët për të cilët u akuzua Lefter Koka gjatë kohës që ishte ministër i mjedisit.

“LSI nuk e mban peng një njeri qoftë edhe për të paguar haraçet e familjes së tij apo kreditë e bizneseve të tjera. Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së të shkojë në bizneset personale.  Kush nuk e pëlqen, udhë e mbarë. Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë” – tha Kryemadhi.

Ajo tha se në sondazhet e kryera LSI merr 34 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 prillit