Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së firmos dokumentin “Dorëheqje nga funksioni” i deputetes në Kuvendin e Shqipërisë

499
Sigal

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, firmosi e para nga LSI-ja dokumentin për dorëheqjne nga funksioni i deputetes në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe LSI-ja vendosi që të dorëzojë mandatet e deputetëve në Kuvend, duke iu bashkuar PD-së. Gjithashtu,  edhe kandidatët e tjerë në lista nga LSI-ja po firmosin që nuk do të pranojnë të marrin mandatin e deputetit, duke përjashtuar çdo mundësi, që ndokush tjetër  nga LSI-ja, si edhe nga PD-ja dhe nga partitë e tjera aletate të Opozitës, të marrin mandatet e dorëzuara.  Nesër, të gjitha dokumentet e firmosura nga deputetët,  për dorëzimin e mandateve të deputetëve, do të depozitohen në Kuvend dhe, paskëtaj, do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar të Opozitës, përpara Parlamentit.