Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpërndarë një video-mesazh ku është shfaqur me të votuesit për herë të parë në Lushnje, nga ku tha se LSI lufton për të rinjtë dhe do ta kthejë Shqipërinë në një vend më të mirë për rininë.
Mesazhi i saj i plotë:
Entuziazmi në rritje nga votuesit për herë të parë në Lushnje. Të gjithë e dinë se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi ynë personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’i përkasi atyre.
#LushnjaShtëpiaJuaj




















