Modeli amerikan thotë se karantina do të shpëtojë 15 mijë jetë në Shqipëri

407
Sigal

Nga Klodian Tomorri

Task Forca e posaçme për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë paraqiti dje në detaje planin për përballimin e pandemisë. Deborah Birx, kordinatorja e Task Forces tha se përmes masave të distancimit social në SHBA do të shpëtohen të paktën 1.5 milionë jetë.

Përkatësisht, nëse qeveria amerikane nuk do të merrte asnjë masë, në SHBA virusi do të vriste 1.5 milionë deri në 2.2 milionë njerëz. Përmes masave të distancimit social, Task Forca tha se numri total i vdekjeve do të ulet në një interval nga 100 mijë deri në 240 mijë vetë.

Pra, SHBA-ja ka një popullsi 327 milionë banorë dhe përmes karantinës dhe masave të distancimit social do të shpëtohen 1.5 milionë jetë.

Po t’i përplasesh numrat me popullsinë e Shqipërisë, nën supozimin e fortë se ulja e vdekshmërisë nga karantina do të jetë uniformë me atë të SHBA-së, rezulton se karantina dhe masat e distancimit social do të shpëtojnë 12 mijë deri në 17 mijë shqiptarë.

Pra pa karantinen dhe masat e distancimit social ne Shqiperi do te vdisnin 13 mije deri ne 19 mije vete, nderkohe qe me karantinen numri total i vdekjeve do te luhatet nga 900 deri ne 2200 vete.

Ky eshte nje supozim shume i forte sepse karakteristikat demografike, sociale dhe ekonomike te SHBA ndryshojne shume nga ato te Shqiperise. Por ne mungese te nje modeli te posaçem per Shqiperine, ai amerikan jep nje ide te perafert se çfare do te ndodhte ne Shqiperi, nese nuk do te ishin ndermarre masat e karantines dhe distancimit social.

Ne rang global, gjithmone nen supozimin e forte se ulja e vdekshmerise nga karantina do te jete uniforme ne te gjitha vendet, rezulton se masat e distancimit social do te shpetojne te pakten 30-35 milione jete njerezish.

Pjesa derrmuese e eksperteve me te famshem te botes jane unanim. Karantina eshte arma e vetme efektive qe kemi per te luftuar virusin dhe arma e vetme, e cila e dime se funksion. Por ka dhe nje rryme tjeter. Ajo qe promovon imunitetin e grigjes pa nderhyrje fare te shtetit me masa te distancimit social.

E hedhur fillimisht ne treg nga Britania, e cila me vone e braktisi, tashme modeli laissez faire i imunitetit te grigjes po aplikohet vetem ne Suedi.

Te shohim se cili nga modelet do te rezultoje zgjedhja me e mire. Por nje gje duhet theksuar. Prioriteti absolut i njerezimit tashme duhet te jete nje dhe vetem nje. Shpetimi i jeteve. Keto muhabetet me kufizim lirie dhe privim te drejtash, jane per nje univers tjeter paralel.