Mjeku i njohur Arjan Mezini nervozon live kryeministrin Rama

432
Sigal

Nga Herion Mesi-

Dje, mjeku i njohur Arjan Mezini tha në emisionin “Open” te Eni Vasilit në TCH se ka katër apo pesë veta në një dhomë dhe se bëhet një zhurmë e tmerrshme nëpër spitale nga përdorimi i oksigjenit, aqs duke sikur po ulet avioni.
Kjo ka krijuar një acarim të kryeministrit Rama, duke sjellë që ai të vijë në emisionin e Eni Vasilit për të sulmuar mjekun Arjan Mezini.
Sonte në TCH, kryeministri kritikoi dhe ironizoi mjekun e njohur Arjan Mezini për ato që ai tha në media, ndërkohë që Mjeku pohoi mbrëmë se unë punoj në spital dhe e di mire se nuk është siç thotë Qeveria, pasi shikojë nga brenda se ç’po ndodh aty.

Edi Rama e sulmoi keq dhe jashtë çdo etike mjekun e njohur, duke thënë se mjeku nuk di gjë dhe nuk ka kompetencë të flasi gjëra të tilla.
Kryeministri këtë të enjte foli për garancitë që po krijon qeveria e tij për qytetarët, ndërkohë që situata mbetet krejt ndryshe, ndonëse mjekët janë në krye të detyrës, por qeveria nuk e ka hapur thesin e buxhetit për mjeksinë. Paratë po shkojnë për PPP, koncensione dhe tenderime e jo për popullatën për ti garantuar jetesën dhe jetën nga koronavirusi.
Edi Rama sulmoi opozitën për situatën sepse sipas tij po krijon panik, ndërsa qytetarët ankohen se çmimet janë shumë të shtrenjta dhe se nuk kanë përgjigje nga shteti për ti ndihmuar.

Mjeku Mezini ia prishi busullën kryeministrit, sepse tregoi të vertetën e asaj që fshihet nga qeveria dhe mediat pranë qeverisë.