FOTO-VIDEO/ Besart Kadia dhe Rezart Prifti në kamping me Samir Manen

581
Zv.ministri më i ri i Financave, Besart Kadia dhe pedagogu Rezart Prifti, janë shfaqur në kamping me biznesmenin Zamir Mane.
Sigal

Kadia u emërua ditën e djeshme zv.ministër i Financave në një lëvizje të beftë të kryeministrit Rama, duke qenë se Kadia ka qenë prej kohësh një nga eksponentët e njohur të Partisë Demokratike dhe ndër prurjet e reja të kreut të saj, Lulzim Basha.

Rreth një vit më parë, kryetarja e LSI-së e quajti Besart Kadian, ‘ushtar’ të Samir Manes, gjatë një debati në Top Channel.

Po ditën e djeshme, selia blu publikoi një dokument polemizues duke pretenduar se e kishte shkarkuar një vit më parë Kadian nga funksionet në PD.

Duhet thënë se ka qenë Henri Çili, ai që e ka afruar Kadian me Bashën, ku ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar dhe ka drejtuar një nga departamentet në PD.

Rezart Prifti, njihet si një nga anëtarët e partisë më të re ‘Nisma’. Ai është shfaqur në disa emisione televizive ndërsa ka kohë që është pjesë e Nismës, partisë që ka një qëndrim kritik si ndaj PS-së ashtu edhe PD-së e LSI-së.

Vetë Mane ka mbajtur një fjalë të shkurtër gjatë kampingut duke u shprehur: “Është shumë bukur të jesh sipërmarrës. Padyshim ka sfidat e veta, ka problematikat e veta. Edhe unë nuk e di me thënë të drejtën dhe s’e kuptoj ndonjëherë si kam arritur deri këtu, por ja që kam arritur. Kështu që shpresoj që një pjesë e madhe e juaja të shkojë në rrugën e..” /Hashtag.al