Ministrja Kushi viziton qendrën TUMO Tirana: Një eksperiencë e re edukimi ku ndërthuret arti dhe teknologjia

286
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vizitoi qendrën TUMO Tirana, e cila është një iniciativë e AADF (Albanian-American Development Foundation) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë si një eksperiencë e re edukimi ku ndërthuret arti dhe teknologjia.

Në Tumo Tirana të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç po zbulojnë pasionin e tyre përmes një modeli inovativ edukimi në 8 disiplina si: programimi, dizajni grafik, robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave kompjuterike, filmografia, muzika dhe modelimi 3D.

“Nxënësit këtu gjejnë një hapësirë moderne me laboratorë mësimorë, auditorë dhe studio muzikore ku secili prej tyre mund të zbulojë potencialin e tij, si dhe të zhvillojë aftësi digjitale që do t’i shërbejnë në të ardhmen”- shkruan ministrja Kushi në rrjetin social Facebook.