Ministri Olldashi: “Rama, nëse e ka fjalën për ekonominë e Koços, ka të drejtë kur thotë që ekonomia ka ulje”

431
Sigal

Rama dje, në kuadrin e fushatës elektorale, kritikoi qeverisjen Berisha, duke thënë se, ekonomia jonë ka ulje dhe jo rritje, sikurse pretendon Berisha. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Transporteve, zotit Olldashi, i cili në Facebook-un e vet, shkruajti me mjaft doza ironie, se ekonomia, bazuar në të dhënat e BB-së dheFMN-së, ka rritje, pavarësisht nga ndikimi i krizës ekonomike në vendet fqinje dhe të BE-së. Olldashi, duke replikuar me Ramën, ia kthen me ironi, se, Rama, kur thotë  për rënie të ekonomisë,   nëse e ka fjalën për ekonominë e Koços, atëherë ka të …drejtë. Ja replika e Olldashit ndaj Ramës në Facebook. “Pak orë më parë Rama foli se ekonomia shqiptare ka 5 vjet që nuk njeh rritje, përkundrazi po ulet. Në fakt ajo çka ai thotë është një mashtrim i radhës, duke dalë bllof me të dhënat zyrtare të publikuara. Le t’i referohet të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, apo FMN-së, ku që prej vitit 2008 dhe deri në vitin 2012 ekonomia shqiptare, pavarësisht krizës që ka prekur vendet e rajonit dhe më gjerë, ka pasur këto nivele rritje ( 2008 prej 7.5%, 2009 prej 3.3 %, 2010 prej 3.5%, 2011 prej 3% dhe për 2012 prej 1.3%). Vetëm nëse e ka fjalën për ekonominë e Koços, ka të drejtë”.