Adriatik Alimadhi: “Turp për PD-në, që nuk renditi Ballin Kombëtar në lista”

528
Sigal

PBK-ja hap fushatën zgjedhore. Alimadhi adreson akuza ndaj Kryeministrit Berisha

 Partia Balli Kombëtar hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Kryetari i PBK-së, Adriatik Alimadhi prezantoi 12 kandidatët e parë për të 12 qarqet e vendit dhe përcolli mesazhe mjaft domethënëse, për politikën dhe elektoratin mbarëshqiptar, duke i ftuar të vlerësojnë si shumë të rëndësishëm momentin e dhënies së votës  PBK-së, e cila u martirizua dhe ende sot pas 74 vitesh vazhdon kauzën e saj për ta përmbushur deri në fund kauzën e madhe të Bashkimit Kombëtar.  Adriatik Alimadhi, ndër të tjera, theksoi: “Falënderoj sinqerisht nga zemra  të gjithë  ata që kanë kontribuar që ne sot të bëjmë të mundur prezantimin e të 12 kandidatëve, që do të përfaqësohen të parët në lista kandidojnë të parët në lista në të 12 qarqet. Dua të falënderoj për afrim dhe mundin bashkëpunimin dhe sinqeritetin e degës së Ballit Kombëtar, dega Vlorë, e cila bëri të mundur Bashkimin e Ballit Kombëtar, por sinqerisht dua të falënderoj kandidatin tonë, ish-kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat, z.Përparim Shameti dhe i uroj fitore në Qarkun e Vlorës. Ndjej kënaqësi shumë të madhe për kandidatin e Qarkut Fier, Kujtim Cakranin. Më lejoni të shpreh sinqeritetin tim vëllazëror për Sonida Kadinë vajzën e Besnik Kadisë, e  cili do të kandidojë në Lezhë. Gëzim Breza, do të kandidojë për Qarkun e Shkodrës. Petrit Pollos, do të kandidojë në Qarkun e Gjirokastrës, një nga familjet më në zë në Qarkun e Gjirokastrës. Vera Zaimin kandidatja e parë e Qarkut të Durrësit. Arben Hoxha, i cili kandidon për Qarkun e Korçën. Urime dhe fitore kandidatit të Korçës Arben Hoxha. Esat Bytyçi, do të kandidojë në Qarkun e Kukësit. Behar Velmishi, do të kandidojë në Qarkun e Shkodrës. Sot kauza jonë është kauza më e drejtë dhe plotësisht kombëtare. Them me keqardhje se PD-ja nuk është treguar e sinqertë ndaj Ballit Kombëtar dhe të përndjekurve politikë, absolutisht nuk është treguar e sinqertë. Në listat e PD-së mund të isha unë dhe më vjen keq e rithem, i kam kërkuar që të nxirrte një nga personalitetet e tjera, por sërish ajo nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë bashkëpunim. Por ja ku jemi përsëri para shqiptarëve mbi interesat e tij Balli Kombëtar, vendosëm të bashkëpunojmë me Aleancën për Mirëqenie Integrim dhe Punësim. Unë i ftoj shqiptarët, nacionalistët, anëtarët e Ballit Kombëtar simpatizantët e tij  që më 23 Qershor të japin verdiktin e tyre politik, që të votojnë partinë e Ballit Kombëtar, këta kandidatë. Në këto 8 vite kam kërkuar nga qeveria shqiptare që të ngrihet një strukturë për gjetjen e eshtrave të nacionalistëve dhe nuk është bërë asgjë. Balli Kombëtar i ka mbështetur historikisht pronarët dhe nuk do  të ketë një Shqipëri demokratike pa një ligj demokratik për pronën.  Keni parë ju At’ Nikolla Markun, që drejton Kishën Autoqefale Shqiptare. Ky është Balli Kombëtar dhe kjo është e drejta jonë, një njeri i vetëm, largohen shqiptarët, por ai vazhdon rrugën e tij. Kemi kërkuar dhe do të kërkojmë drejtimin e Kishës Autoqefale shqiptare me identitet dhe kombësi shqiptare dhe takimi i parë në këtë fushatë do të jetë pranë At’ Nikolla Markut për t’i thënë që ju jeni një shqiptar i vërtetë një luftëtar i devotshëm dhe do të keni mbështetjen tonë politike dhe në të gjitha hallkat. E kuptoni ju që të vijë z.Berisha tek Balli Kombëtar e të kthehet mbrapsht. Nuk mund ta pranoj që të renditen te PD-ja partiçka që s’kanë asnjë vlerë e të mos renditet Balli Kombëtar. Ky është turp i Partisë Demokratike.  Në këto 8 vite kam patur një identitet dhe profil të qartë politik.