Ministri i Shëndetësisë viziton grevistin Lirak Bejko

414
Sigal

Ministri i Shëndetësisë, z Vangjel Tavo ka mbërritur në ambientet e reanimacionit të  Klinikës së Djegie Plastikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm pak minuta pas mbërritjes së grevistit të dytë  Lirak Ndreca, ku është interesuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientit. ” Unë jam këtu si mjek dhe Ministër Shëndetësie. Sipas informacioneve të para që mora nga mjekët bëhet fjalë për një djegie të gradës së tretë. Pacienti ka dëmtime në masën 40 -50 për qind, të përqendruara në krahë dhe kraharor dhe fytyrë.  Sipas protokolleve mjekësore duhet të presim të paktën 72 orë. Shpresojmë dhe urojmë që gjendja të vijë drejt përmirësimit. Pacientit i është ofruar një ndihmë e kualifikuar. Shërbimi po tregon gatishmëri maksimale,  qoftë në medikamente qoftë në personel. Sot unë pata rastin të ritakoja dhe z. Ndreca gjendja, e të cilit është përmirësuar dukshëm dhe përfundimit nuk ka asnjë rrezik për jetën. Jam këtu si ministër Shëndetësie dhe mjek”, u shpreh Ministri Tavo pas vizitës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.