Ministri Damian Gjiknuri: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë përgëzon Shqipërinë për impiantin e energjisë diellore në Akërni të Vlorës

542
Sigal

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri deklaron se Sekretariati i Komunitetit të Energjisë përgëzon Shqipërinë për përmbylljen me sukses të ankandit për të parin impiant të energjisë diellore që do ndërtohet në Akërni të Vlorës. Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MË si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MË (100 MË në total), të cilat do të jenë lirisht të tregëtueshme në tregun e energjisë. Projekti do ketë vlerën prej rreth 70 milionë Euro dhe do të krijojë mundësi të shumta punësimi. Ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon. Oferta e shpallur fituese, siguron një çmim energjie për 50 MË me një vlerë prej 59.9 Euro/MË për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MË (100 MË në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj. Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson si sukses rezultatet e këtij ankandi pasi ka arritur të sigurojë një nga çmimet më të ulëta në rajon për këtë lloj teknologjie, (Greqia 63 Euro/MË dhe Turqia 62 Euro/MW), më e ulët se çmimet mesatare të importit në vendin tonë, dhe një kapacitet shtesë në 50 MW, duke e bërë këtë ofertë shumë të leverdishme për tregun energjetik në vend. Kjo konfirmon edhe njëherë besimin në zhvillimin e tregut energjetik shqiptar dhe klimën e investimeve në vend. Ministri Gjiknuri: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë përgëzon Shqipërinë për përmbylljen me sukses të ankandit për të parin impiant të energjisë diellore që do ndërtohet në Akërni të Vlorës. “Ankandet e energjisë së rinovueshme mundësojnë një garë konkurruese në procesin e garantimit të mbështetjes, duke sjellë çmime më të ulëta të energjisë së rinovueshme. Ky është një përfitim i qartë për konsumatorët e energjisë”, vlerësoi drejtori Janez Kopac. Pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e finalizimit të negocimit për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët të krijuar nga Albgaz Sh.a e Snam S.p.a. me qëllim ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes për Gazsjellësin Trans Adriatik në territorin e Shqipërisë. Një gur i rëndësishëm kilometrik edhe për procesin e gazifikimit të vendit