Meta: Vullnet maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vettingut

543
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot pas mbledhjes së KLD-së, se ka vullnet maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut.
“Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri”, tha Meta.
I pyetur lidhur me shqetësimet e KLD-së në lidhje me Vetting-un, Meta theksoi se, “unë besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD bëhen publike, por natyrisht që ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut, por edhe me EURALIUS dhe OPDAT-in që asistojnë në këtë proces”.
Sigal