Meta: Vizioni ynë, një parlament transparent, Wilton: Shoqëria Civile t’ju monitorojë

403
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në takimin me sekretarët të Ballkanit Perëndimor deklaroi se vizion i të ardhmes për Shqipërinë është krijimi i një parlamenti sa më transparent. Meta vlerësoi se janë hedhur hapa konkretë për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit nëpërmjet organizimit të seancave dëgjimore për projektligje të ndryshme. “Dëshiroj të theksoj që, në themelet e këtyre arritjeve të deritanishme, por dhe si një agora për të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballemi në të ardhmen, është vizioni ynë për një parlament plotësisht transparent, i cili reflekton perspektivën qytetare gjatë gjithë veprimtarisë parlamentare të tij, për një parlament pranë dhe në kontakt me qytetarin, për një parlament të hapur dhe të vullnetshëm për të dhënë informacion dhe llogari”, – tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Zv.ambasadori i OSBE-së garantoi mbështetjen e plotë të Prezencës për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa e vuri theksin tek forcimi i marrëdhënies mes këtij institucioni nga njëra anë dhe shoqërisë civile e publikut nga ana tjetër. “Parlamenti është vendi ku shprehet vullneti i popullit, i njerëzve. Nga deputetët pritet që ata t’i dëgjojnë zgjedhësit e tyre dhe t’i përfaqësojnë ata dhe t’iu përgjigjen nevojave të tyre. Por në mënyrë që ta bëjmë këtë rol, Parlamenteve ju nevojitet një partner aktiv, shoqëria civile dhe sigurisht dhe vetë publiku i gjera. Angazhimi i shoqërisë civile është jetësor për zhvillimin e një marrëdhënieje pozitiv dhe transparente midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Shoqëria civile ka një rol kritik për të ruajtur në monitorimin e punës së Parlamentit dhe në mbajtjen e tij përgjegjës.

 Ne në prezencën e OSBE-së mendojmë se qytetarët aktivë mund të jetë rojtarët më të mirë, garantuesit më të mirë të demokracisë dhe planifikojmë që vitin që vjen prezenca e OSBE-së të punojë me më shumë përqendrimi dhe fokus sa i përket rolit të qytetarit aktivë në Shqipëri si një pjesë kritike e kësaj demokracie si një pjesë kyçe e saj – OSBE-në ka dhënë vazhdimisht asistencën e saj për institucionet e shtetit shqiptar dhe shoqërinë civile në vend, në krijimin dhe në promovimin e kulturës së transparencës ndaj publikut. 
Sigal