Basha në Fier: Qeveria i ka ditët e numëruara

596
Basha nga Fieri u thotë të rinjëve demokrat të votojnë të lirë pa ndikime dhe u bënë thirrje që në 8 dhjetor në Tiranë në protest të rrëzojnë qeverinë Kreu i demokratëve Lulzim Basha nga Fieri u është drejtuar të rinjëve demokratë që të votojnë të lirë , pa ndikime pasi të kenë dëgjuar platformat e 3 kandidatëve për kreun e FRPD, Blëndi Këllici, Ervin Saljani dhe Orjela Nebiaj. Të votojnë më të mirin sipas mendimit të lirë të tyre.

Basha ka shfrytëzuar këtë takim ku ka pohuar para të rinjëve demokratë se qeveria Rama – Meta i ka ditët e numëruara pasi u janë turur bizneseve që të nxjerrin dhjam nga pleshti ndërkohë që balenat e korrupsionit po bëjnë kërdinë e po dhjamosen më tepër Më pas kreu i demokratëve u është drejtuar të rinjëve demokratë që në 8 dhjetor ti bashkohen të gjithë protestës në Tiranë për të rrëzuar qeverinë Rama – Meta e cila ka marrë rrugën e shporrjes.
Lulëzim Basha i shoqëruar nga deputetët e Fierit Alibeaj, e Dashi kanë lënë sallën ku të rinjtë demokratë kanë dëgjuar platformat e kandidatëve për kreun e FRPD e më pas është zhvilluar procesi i votimit.
Sigal