Meta uron kryebashkiakun e ardhshëm të Beratit: Profesionalizmi dhe humanizmi juaj i duhet qytetarëve

146
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar kryebashkiakun e ardhshëm të Beratit Dr.Zija Ismailin.

Me anë të një postimi në facebook Meta ka ndarë disa foto nga mbledhja mes përfaqësuesve të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike në Bashkinë e Beratit ku edhe ka shprehur mbështetjen e tij për dr. Ismailin duke e vlerësuar si një kandidat të denjë dhe profesionist të postin e ardhëm të tij

Postimi i plotë i Metës

Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!

Image

Image

Image

Image