Meta takim me Këshillin për Diasporën: Do të bëj çdo përpjekje për mundësimin e votës për shqiptarët jashtë vendit

91
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim përfaqësues të këshillit koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, Anila Hyka Smorgrav, Rosario Petta dhe Brikena Muharremi.

Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shkruan se ka mirëpritur kërkesën e tyre për garantimin e votës së diasporës në zgjedhje dhe i ka garantuar ata se do të bëjë çdo përpjekje për mundësimin e saj.

“Kënaqësi të prisja sot përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, Anila Hyka Smorgrav, Rosario Petta dhe Brikena Muharremi.

Mirëprita dhe mbështeta plotësisht kërkesën e tyre për garantimin e votës së diasporës në zgjedhje dhe i garantova se do të bëj çdo përpjekje për mundësimin e saj.

Përfshirja më aktive e diasporës në zhvillimin e lirive, në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme”, shkruan Meta.