Meta rrëzon ligjin “Për karrierën në FA”: Dëmton besuheshmërinë dhe imazhin e ushtrisë. Vë në pikëpyetje bashkëpunimin me partnerët

139
Sigal

Parlamenti miratoi pak ditë më parë ligjin për “Për karrierën në FA” duke ndryshuar disa nga standardet për hyrjen në ushtri dhe marrjen e garadev nga ushtarkët. Projekti i miratuar nga PS ka hequr arsimin e mesëm si kusht për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura dhe lejon hyrjen në trupë vetëm me shkollën 9-vjeçare. Ligji ndyshon dhe mënyrën e marrjes së gradave.

Në argumentet ligjore të kreut të shtetit thuhet se: “Kjo zgjidhje, qartazi është tregues i mungesës së vizionit në drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe një masë që në terma fatgjatë, do të çojë në uljen e imazhit dhe kredibilitetit të tyre.  Kjo do të sjellë pasoja edhe më të rënda, duke vendosur në pikëpyetje edhe bashkëpunimin dhe ndërveprimin e partnerëve, që duke parë përbërjen dhe nivelin e trupës sonë ushtarake bazë, nën atë që është e pranueshme për ta, do të hezitojnë gjithmonë e më shumë të shtojnë bashkëpunimin, apo të ofrojnë mbështetjen që deri më tani nuk ka munguar”.