Meta përmend sërish qeverinë e “besimit”: Arsyet e sherrit me Nanon në vitin 2001

497
Kreu i Lëvizjes Socialiste e për Integrim ka folur sërish për qeveri ‘besimi’ në një kohë që situata politike mbetet e tensionuar dhe nuk ka ende një zgjidhje. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e LSI, Meta tha se qeveria e ‘besimit’ është sepse nuk po ekziston një besim real për zgjedhje te lira e te ndershme. Gjithashtu ai u shpreh se kodi zgjedhor është antidemokratik, ndërsa rrëfeu edhe sherrin me Fatos Nanon në vitin 2001.

“Kushtetuta është e rëndësishme kur themelet e saj janë demokratike dhe të mos harrojmë që Kushtetuta edhe për çështjen e zgjedhjeve u ndryshua në mes të natës përpara 9 vitesh. Pa asnjë lloj respekti. Kjo nuk do të thotë që Kushtetua nuk duhet ndryshuar, por ajo thotë që vota është e barabartë. Nuk dua të bej as më të mirin as më të pafajshmin. Secili nga ne ka përgjegjësitë e veta, por nuk është kjo arsyeja që ne të përsërisim gabimet as me zgjedhjet, as me opozitën. Një analist duke më kujtuar deklaratën që unë e lë mandatin dhe karrigen, më tha, se e them pasi nuk jam kryeministër. E unë i kujtova pse ika nga kryeministër në 2001. Pas sherreve me Nanon, dhe sherri ishte që në ato zgjedhje shumica mori 3-4 mandate më shumë se 60% që duhej për presidentin dhe Nano donte të bëhej president patjetër, por kishim rezolutë të PE pas zgjedhjeve, që njohu zgjedhjet dhe shumicën qeverisëse, por jo legjitimitetin e shumciës për të zgjedhur presidentin bazuar në votat që kishin marrë, u bë manovër në raundin e dytë në Dushk, dhe ky ishte gjithë problemi. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk do i shërbejë vendit, apo akomodimit të dy personave, kreu i PS, e kryeministër dhe president, i thashë Nanos do e zgjidhim si e do BE dhe i thashë bëhu kryeministër, president nuk bëhesh dot se nuk do opozita, kemi bërë një faull dhe për këtë do paguajmë gjobën dhe keshtu u bë. Unë nuk them që Rama të heqë dorë nga kryeministër, them për një qeveri besimi. Nuk ka pasur kryeministër që është sjellë më ‘keq’ me Berishën kur janë sulmuar institucionet. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk mund ti shërbejë vendit për një kohë të gjatë. Qeveria e besimit është se këtu nuk po ekziston një besim real për zgjedhje te lira e te ndershme. Kodi zgjedhor është antidemokratik. Problemi është që unë nuk jam kreu i Kuvendit vetëm për shumicën, pasi do e kishim nxjerrë opozitën me kohë në rrugë, por unë jam i të gjithëve. Edhe Rama nuk është vetëm kreu i PS, por është kryeministër i të gjithëve dhe duhet të jetë i përmbajtur dhe të mos i japë shkak palës tjetër që të përshkallëzojë retorikën. Ne si LSI jemi për ti dhënë fund politikës bardh e zi. Një që kishim ne që se dinim, iku në drejtim të paditur”- tha Meta.
Sigal