Meta përkujton 25 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari: Themeli i lirisë së Kosovës!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar ditën e somtme 25-vjetorin e vrasjes së familjes Jashari.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se: “sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës”.

Sigal

Postimi i plotë i Metës:

Para 25 vitesh forcat e Millosheviçit rrethuan familjen Jashari. Ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari. Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.

Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës. Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.

Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës!