Meta pas takimeve: Jam nga mali nuk më trembin intrigat moçalore

465
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka ripohuar gatishmërinë për hetim ndërkombëtar të cështjes CEZ. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryeparlamentari u shpreh se mbështet kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për një hetim ndërkombëtar sa i takon aferës së CEZ, por nuk mund të mbështes kërkesën e liderit të opozitës, Lulzim Basha, pasi ky i fundit është kundër hetimit ndërkombëtar.
‘ Me qetësi dhe dashuri mund të them se origjina ime malore, nuk më tremb nga intrigat moçarlore’ theksoi Meta.
Sigal