Meta: Pa konsensus, largohem nga Qeveria!

407
Që në nisje të seancës, Meta u shpreh i bindur se Reforma në Drejtësi do të votohet sot dhe seanca parlamentare nuk do përfundojë pa miratimin e saj. 
Në fjalën e tij ai theksoi se ka qenë gjithnjë i vendosur për arritjen e konsensusit dhe për procedurat parlamentare të kryhen të plota. Në vijim bëri me dije se 20 votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë dhe janë pro reformës.
“I kam bërë thirrje dhe z. Basha dhe z. Berisha, për të pranuar konsensusin dhe marrëveshjen. Është e rëndësishme se kjo është një Kushtetutë e re e Shqipërisë e cila nuk duhet votuar në mënyrë të njëanshme, se ka të bëjë me Shqipërinë në 30 vitet që vijnë, jo për zgjedhjet që vijnë”, tha më tej Meta.
Ai tha gjithashtu se kush mendon se do votohet me 94 apo 95 vota të deputetëve patriotë, duhet ta dijë se konsensusi është më i rëndësishëm dhe se pa konsensus do ketë probleme se do jepet mesazh shumë i keq te opinioni vendas dhe ndërkombëtar.
Kreu i Kuvendit deklaroi se reforma do miratohet sot dhe se është koha e duhur, ku bëri me dije se kontaktet dhe komunikimet do të vazhdojnë.
“Do shkëputem nga seanca, do shkoj kudo, te Rama, Berisha, Basha dhe Lu, ku të duhet që të japim mesazhin e SHBA, BE por në radhë të parë qytetarëve se ne e votuam reformën me konsensus patriotik të krijojmë një Shqipëri tjetër”, deklaroi Meta.
Sigal