Meta: Nuk kam frikë nga asnjë hetim, Rama ka ankthet e tij nga drejtësia që ka kapur vet

133
Sigal

Ka frikë nga drejtësia?Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ndjehet fare i frikësuar nga çfarëdo drejtësie, të cilën ai e quajti të kapur nga Rama. Lidhur me këtë Meta, tha se Edi Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtësia që e ka kapur vet dhe tani do të çlirohet vetë.

“Nuk ndjehem i frikësuar nga asnjë hetim i SPAK. Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtësia e vet dhe tani do të çlirohet vetë. Zero shqetësim nga drejtësia e Edi Rames. Dy armët e mia me te forta janë transparenca dhe e vërteta.

Kërkon ti transferojë te të tjerët për tu çliruar. Ka shumë shokë që i ka bërë bedelë. Ata janë cironka. Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e KM dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Sidomos ato akte që janë kundërshtuar nga ministra të caktuar. Ai ka hallet e veta. Ka 10 vjet që qeveris, nuk ka me kë të ndajë fajin.

Thotë mos shikoni çfarë po bëj unë hatanë, por çfarë kanë bërë Berisha, pellazgët, Ilirët, etj. Sa i takon raportit të Metës me drejtësinë. Ka qenë raport i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë. Edhe kur drejtësia është sjellë në mënyrë të padrejtë, unë e kam fituar betejën”,-tha në “MCN”.