Meta nga Durrësi: Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit

486
Ish-kryetari i LSI-Së, Ilir Meta ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Presidenti i zgjedhur, pasi shprehu mirënjohjen për qytetarët deklaroi se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta për zgjedhjet e 25 qershorit. “Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI-së në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit, jam krenar që kam punuar me ju” u shpreh ai ndër të tjera. Deklaratat Meta i bëri nga Durrësi, ku së bashku me Lefter Kokën falënderuan votuesit e LSI-së për besimin. Në Qarkun e Durrësit LSI mori dy mandate. Mbështetësit e këtij qarku do të përfaqësohen në Kuvend nga ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj.
Sigal