Suplementi Pena Shqiptare/ Aleksandër Moisiu: Magjistari i artit të skenës

506
Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Prindërit e aktorit të shquar shqiptar ishin nga vende të ndryshme të Shqipërisë. I ati nga Kavaja, ndërsa e ëma në atë kohw ndodhej në jug të Italisë. Me bashkimin e prindërve të tij aktori e kaloi pothuaj gjithë rininë e tij në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë duke u larguar në moshën 20-vjeçare nga Shqipëria për t’u zhvendosur së bashku me nënën dhe dy motrat e tij në Vjenë të Austrisë. Me kalimin e kohës qyteti austriak, përveçse shtëpia e tij e re, u bë edhe stacioni i parë i karrierës së tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, pati fatin të njihej me aktorin austriak që në atë kohë përjetonte një sukses mjaft te konsiderueshëm. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tonë për hapat e tij të para në boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksandër Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Më pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin të zhvendoset në Pragë dhe në Berlin, aty përsëri ka fatin të njihet me një aktor tjetër të suksesshëm, Maks Reinhardin. Pikërisht në këtë vend në Reinhard Ansambël në Rusi, aktori i shquar shqiptar vlerësohet me çmimin e parë nga dramaturgu dhe kritiku Anatoli Lunaçarski, për interpretimin e tij tek Edipi. Ky vlerësim përbën edhe çmimin e parë në karrierën e madhe të Moisiut, si dhe nismën e një periudhe të re plot vlerësime e interpretime të suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon të interpretojë në rolet më të spikatura të asaj kohe. “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës ne vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “Kufoma e gjallë” ne Berlin ne 1922-in. Akeksandër Moisiu vazhdon të aktrojë vazhdimisht në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspiriane “Romeo dhe Zhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.

Rrëfim i Moisiut për veten: DEBUTIMI IM NË BURGTEATËR
Kur jetoja në Vjenë, isha i ri dhe i varfër. Për të fituar bukën, u jepja mësime private të gjuhës italiane disa nxënësve. Në atë kohë e ardhmja ime ishte shumë e errët. Nevoja për të jetuar. oreksi i madh, zorret që më gërryenin, më detyruan të punoj si figurant në Burgteatër duke marrë çdo mbrëmje një shpërblim fare të vogël. Që të them të drejtën, pa u mburrur, nuk isha. figurant, po ndihmësfigurant. ose më mirë te themi statist i thjeshtë. Për punën që bëja, merrja 1,35 marka për çdo shfaqje. Si statist, luajta rolin e një plaku grek në pjesën “Mjeshtër Palmira” dhe atë të një plaku romak në tragjedinë “Jul Çezari”. Por ja, në komedinë e Molierit “Taitufi” m’u dha gabimisht roli i shërbëtorit tëTartufit,që kishte një emër: ai quhej Lorenc. Roli nuk ka asnjë fjalë, por atij i flet Tartufi. që e interpretonte Jozef Kainci. Atë unë e kisha parë shumë herë. kurse ai rnua asnjëherë. Tartufi hyn në skenë nga ana e majtë, i përcjellë prej shërbëtorit. Para se të dilnim në skenë, unë isha afër Kaincit dhe i thashë “Mirëmbrëma”, por ai nuk ma vuri veshin dhe as më shikoi. Me gishtin tregues të dorës së djathtë, hoqi pluhurin nga sipërfaqja e një mobiljeje dhe i tha inspektorit të skenës: ”Duhet të kujdeseni që të ketë më shumë pastërti në teatër?!” Inspektori i nevrikosur iu përgjigj: – “Zotni Kainc ju lutem hyni në skenë” dhe shtoi, duke u drejtuar nga unë: – “Edhe ju”. I gatshëm dhe i shpejtë. Kainci filloi rolin e vet: – “Lorenc, o shërbëtori im, më përgatit petkat e pendesës…Në çast Kainci ngre sytë, shikimet tona kryqëzohen, ai thotë edhe tri fjalë dhe i mbahet goja. Sufleri. një burrë i moçëm miekërosh, i kujton aktorit fjalët e rolit. Mua më mbulojnë djersë të ftohta. Inspektori vrapon si një shpëtimtar dhe, më në fund, e ndihmoi Kaincin të dalë nga kjo gjendje e vështirë. Pengimi që i ndodhi Kaincit. pati pasoja, jo për të, por për mua, pasi të nesërmen. nisën të më kërkojnë nëpër të gjithë Vjenën. Kur më gjeten, më thanë se zoti këshilltar mbretëror, doktor Shlenter, kërkonte të fliste me mua! Nga këto fjalë unë u çudita shumë. Iu paraqita Shlenterit. i cili me njerëzi më tha që t’i recitoja diçka. “Nuk di gjë përmendsh”, i thashë dhe i premtova se do të mësoja diçka. Pas një bisede të shkurtër me kolegët e mi figurantë, vendosa të mësoj diçka nga “Rikardi III”. Këtë ia recitova doktor Shlenterit me një gjuhë të keqe; por ai, si guximtar që ishte. më paraqiti përpara kolegjiumit drejtues të Burgteatrit.Të gjithë personalitetet e mëdhenj si: Sonetali, Levinski, Bermajsteri, Harmani e të tjerë, pas një diskutimi serioz, vunë nënshkrimet e tyre në një copë pusullë, ku edhe sot mund të lexohen këto fjalë: -“Aleksandër Moisiu. lindur Baba… Shkolla… e tjerë, është i paaftë për t’u bërë aktor”. Po rugët e fatit janë të çuditshme dhe unë ndoshta do t’i isha nënshtruar këtij vendimi sikur Jozef Kainci mos t’i kishte dhënë rendësi atij pengimi të gojës, që i ndodhi kur më pa, dhe sikur të mos më kishte mbrojtur. Ai më tregoi rrugën, që unë ndoshta do ta kisha humbur njëherë e përgjithmonë.
Aleksandër Moisiu në arkivin e Vjenës
Duke i bërë një analizë të shpejtë shkrimeve që janë publikuar për aktorin me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, kuptohet, që ai ka qenë një yll i skenës teatrore botërore me përmasat e një gjeniu në fushën e aktrimit. Është një fat i madh për ne shqiptarët që ai e zhvilloi karrierën e tij në vendet me tradita kulturore si Gjermania, Austria, Italia, Çekia… të cilët kanë të ruajtur dhe arkivuar historikun e teatrove të tyre kombëtare, ku karriera e Aleksandër Moisiut ishte për disa dekada dominante. Për rrjedhojë ekzistojnë në këto arkiva, dokumente që pasqyrojnë karrierën me fillime të vështira, por brilante të aktorit të përbotshëm Aleksandër Moisiu. Shtetet ku ai punoi dhe jetoi, u përpoqën t’i japin Moisiut identitetet e tyre kombëtare. Për kritikën italiane, Alessandro është një triestin i lindur (pa përmendur prejardhjen e prindërve emigrantë), përfaqësues i denjë i shkollës italiane të aktrimit. Në të vërtetë ai kaloi në Trieste një periudhë të vështirë të fëmijërisë së tij, me shumë probleme familjare dhe ekonomike për të cilat familja e tij u detyrua të largohet për një jetë më të mirë, drejt Austrisë. Për teatrin Austriak, Moisiu u “zbulua dhe u formua” në Wienne, edhe pse aty u përball me probleme të mëdha të integrimit, u nënvleftësua dhe iu mbyllën dyert e skenës si i paaftë dhe i patalentuar në fushën e kantos e të teatrit. Teatri gjerman i Pragës ishte vendi ku Moisiu gjeti përkrahje dhe iu hapën mundësitë për të filluar karrierën e tij si aktor. Në themel të karrierës së tij qëndron këmbëngulja e superaktorit austriak Kainci, i cili zbuloi tek djaloshi Moisi të ardhmen e teatrit modern dhe e drejtoi atë drejt Pragës ku punonin miqtë e tij. Fillimi i tij në teatrin e Pragës me eksperiencat që krijoi, ishte shkolla e vërtetë për artin skenik të Moisiut. Por talenti i pakufi i Moisiut me sukseset e njëpasnjëshme kërkonte një ambient më të gjerë, e të përmasave botërore siç ishte skena e teatrit në Berlin. Mbas dy vjetësh e gjysmë debutimi në Pragë, ku mundësitë ishin të kufizuara, më 17 të dhjetorit 1903 emri i Aleksandër Moisiut shfaqet në afishet e teatrit të Reinhardt – it në Berlin me rolin e aktorit në dramën me temë shoqërore “Na dne” të Maksim Gorkit (te shkruar në 1902). 
FËMIJËRIA E ALEKSANDRIT

I prapë dhe trazovaç 
Gjurmët e Moisiut tonë në Arkivin e Muzeut, nga lindja, deri tek vitet e konservatorit…
Në arkivin e Muzeut të Teatrit Austriak në Vjenë që është pjesë e Muzeut Historik të Artit, gjendet fondi i Alexander Moisi. Fondi është i ndarë në disa sektorë, në atë të FOTOGRAFISE ku gjenden dhjetëra foto origjinale të aktorit. Sektori tjetër shumë i rëndësishëm është ai i LETRAVE DHE DORËSHKRIMEVE ku gjendet korrespondenca e Moisiut me familjen, miqtë, kolegët apo telegramet e posta e tij. Këtu gjejmë rastin të falënderoj të gjithë personelin e arkivës së Teatrit për gatishmërinë e përkrahjen në kërkimet e mija. Bashkëshortja e Aleksandrit, aktorja Johanna Terwin i dhuroi këtij fondi një pjesë të madhe nga dokumentacioni ekzistues, në mes tyre edhe kujtimet e saj për momentet më të spikatura të jetës së tyre artistike e bashkëshortore. Duke shfletuar pjesë nga kujtimet e pjesëtarëve të familjes mësohet që Moisi Moisiu (1) dhe Amalia De Rada(2) u martuan në Trieste, por erdhën në Shqipëri për të jetuar. Baba Moisiu (i besimit kristian ortodoks) erdhi në Trieste, që atëherë ishte nën perandorinë austriake, në 1862-shin. Ai ishte tregtar vaji, drithërash e lëkurash. Familja pati dhjetë fëmijë. Nga këto dy vdiqën pak mbas lindjes. Tetë të tjerët ishin pesë vajza: Irena, Sofia, Melania dhe dy binjaket Epifania dhe Elvira, kurse tre djemtë ishin: Konstantini, Dante e Aleksandri. Fëmija i parë i familjes ishte Konstantini që lindi me 1864 e mbas dy vjetësh në jetë erdhi Dante. Aleksandri lindi më 2 prill 1879 në Casa Rolli (Riva Grumula) pranë portit në Trieste. Ai u pagëzua në kishën e Shën Kollit të Triestes simbas ritit Kristian Ortodoks grek. Duhet shënuar që nga shkrimet e botuara, po ashtu edhe nga dokumentet që gjinden nuk ka asnjë pikë që të vërtetojë teorinë shumë të përfolur e të qenit Jude gjë e cila vërtetohet nga vetë familjarët dhe të njohurit e tij (Irmgard Rohracher në librin Alexander Moissi, faqe 3, Wien 1951). Sipas shënimeve, mbas humbjes së 12 anijeve plot me mall të babait (1883) të cilat u mbyten nga stuhia në det, familja jetoi e ndarë. Nëna Amalia që ishte kristiane nuk ambientohej dot në jetën e vështirë plot orientalizma e asaj kohe në Shqipërinë e osmanizuar nga turqit, u shpërngul të jetonte në Trieste së bashku me vajzat Irena, Sofia dhe më të voglën Melaninë. Kurse në Durrës, me babain Moisi jetonin të shkujdesur Konstantini, Dante, Aleksandri dhe dy vajzat binjake. Aleksandri 4 vjeçar, i cili ishte fëmija i fundit, më i vogli, ishte i zgjedhuri i babait, i cili nuk kursehej për të plotësuar dëshirat e fëmijëve që jetonin në ambientin mbytës të qytetit. Në moshën 6 vjeçare Aleksandri mori si dhuratë nga babai një kalë, i cili i mbushi me gëzim jetën e botën e tij fëminore. Shkolla e kohës që preferonin fëmijët ishte për të dëshiruar, por edhe Sandri (siç e thërrisnin të afërmit) ishte nxënës i dobët. Në shkollë mësimet ishin në gjuhën greke, por në shtëpinë e Moisiut flitej gjithmonë shqip. Sandri ishte mëngjërash (shkruante e punonte me dorë të majtë). Në kujtimet e motrave ai përshkruhet si fëmijë i levizshëm, shumë i shkujdesur dhe me plot fantazi. Motra Melani kujton: Aleksandri bënte kudo rrëmujë dhe ishte i shkujdesur. Ai humbte gjithmonë gjërat e tij personale. Në kemi fjetur në një dhome me Sandrin dhe ai mundohej të kujdesej për mua dhe të me gëzonte. Kuzhinierja jonë e vjetër me emer Gigia, kujdesej për ne gjatë ditës. Kur Aleksandri nuk shoqërohej nga të tjerët nga shkolla deri në shtëpi, ndodhnin gjithmonë gjëra të papëlqyeshme: p.sh. një herë ra në kanalin e madh të ujit, një herë tjetër rrëzoi një shitës ëmbëlsirash dhe një grua me vezë…. e babai duhej të paguante dëmin….një herë bashkë me binjaket dhe Melaninë hëngrën dhe dëmtuan vreshtin me rrush të një verëpunuesi e babai përsëri duhej të paguante…një herë në dimër ai rrëzoi në det vëllanë e madh, i cili ishte i ftohur …

Mbas 4 vitesh në tokën shqiptare në vitin 1887 i ati e lejon të shkojë tek e ëma në Trieste. Kjo ishte një periudhë e vështirë për Aleksandrin fëmijë. Në Shqipëri ai shihej nga bashkëmoshatarët si “italiani” kurse në Trieste si “albanese” dhe kjo ndikoi që ai të mbyllej në vetvete dhe të mos shkonte mirë me mësime. Si më i vogli ndër femijët, Sandri ishte gjithmonë nën diktatin e motrave. Ai ishte “fëmija i prapë i familjes” dhe shpesh e ndëshkonin. Shkolla nuk i pëlqente e aq më pak detyrat e shtëpisë. Në shkollën fillore u detyrua të përsërisë disa herë klasën për arsye të rezultateve të dobëta.
Sigal