Meta: Ju tregoj pse Rama dhe Basha bënë pakt kundër LSI-së

480
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus ka folur për marrëveshjen Rama- Basha, prej të cilës u arrit dalja e opozitës nga çadra. Meta tha se pakti ishte iu çuditshëm për produktin që solli. “Kjo situatë krize nuk duhet të kishte ndodhur, i mori vendit shumë energji. Më çuditi produkti i atij takimi. Kanë qenë tre orë për të bërë një marrëveshje kundër votës së lirë dhe kundër LSI. Dhe mbi të gjitha, përpjekja për ta mbajtur të trysnuar dhe imponuese situatën, sikur asgjë s’ka ndoshur. Të gjitha ato që kanë ndodhur më pas kanë qenë skandaloze, siç ishte krijimi i një task force. Dhe më e rënda ishte angazhimi i segmenteve të policisë, për të frikësuar qytetarët dhe për të mos reaguar ndaj sulmeve ndaj që u janë bërë simpatizantëve të LSI”, tha Meta. Ish-kreu i LSI, Ilir Meta, ka folur për herë të parë hapur për denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Meta i dha të drejtë Berishës për denoncimet e forta, që ai ka bërë vazhdimisht ndaj qeverisë Rama. Presidenti i zgjedhur tha se Berisha pati të drejtë edhe për avionët e drogës në Ishëm, por që nuk e kishte marrë seriozisht në fillim denoncimin e tij. “Ferideja, që u kap për disa rrënjën kanabis, ishte simboli i qeverisë Rama. Doktori e tha i pari, por nuk e mora seriozisht, siç nuk e mora seriozisht për avionët e drogës. Kur e mora vesh se ishte e vërtetë u ndjeva vërtet keq. Nuk më shkonte mendja kurrë, aq më tepër dhe që ishte akoma më e rëndë, që ishte bërë dhe një pistë aty. Mirë që e kapi media dhe opozita, se për policinë do kishte thënë se nuk është bërë asgjë”.
Sigal