Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në një status në rrjetin social Facebook se është besimplotë për Baki Dervishi për marrjen e detyrës së Nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Statusi i plotë…
Kënaqësi të uroja sot z.Baki Dervishi për marrjen e detyrës së Nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës.
Si një profesionist i ri me eksperiencë dhe aftësi të shkëlqyera në fushën e inxhinierisë dhe administrimit, jam besimplotë se z.Dervishi do t’i japë një dimension të vrullshëm fokusit dhe angazhimit të kësaj Bashkie për t’u shërbyer qytetarëve.
Z.Baki Dervishi, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Kryetarin e Bashkisë, z.Fisnik Qosja, do të jetë padiskutim një kontribues i pandalshëm për zgjidhjen e shqetësimeve të të gjithë komunitetit, veçanërisht të të rinjve të mrekullueshëm të Kavajë.





















