Meta flet për axhenda të nëndheshme: Zgjedhjet ishin një kurth, për çfarë kam informuar Bashën dhe Kryemadhin

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë të bërë për mediat, ka folur për axhenda të nëndheshme, dhe për faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin një kurth.

Pjesë nga fjala e Metës:

Sigal

Ishte një kurth i organizuar prej kohësh për të shkaktuar përplasjen civile, është një komplot që nuk bazohet as mbi vlerat e Europës dhe as ato të NATO-s. Në Shqipëri dhe në vende të tjera, ku ka axhenda të nëndheshme, dhe shtet parallel, nuk ka interesa për qytetarët.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha dhe Kryemadhit që të mos bjenë pre e një grupi të strukturuar kriminal i një grupi të strukturuar, PPP. Është gjetur dhe personi që do ta bëjë këtë, i cili nuk vjen dhe as të takojë as presidentin.