Meta: Anëtarët e Kushtetueses nuk fillojnë punë pa u betuar tek Presidenti

299
Sigal

Në lidhje me ligjin antikushtetues të mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komisioni i Venecias, konfirmoi se, betimi i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës por dhe për konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit.

📌 Komisioni i Venecias në paragrafët 99 dhe 100 të Opinionit Përfundimtar shprehet se:

99. “…Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij/saj pasi të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës (theksuar fort).

“…Një detyrim i tillë është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të përcaktojë qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momentin kur konfirmohet legjitimiteti i mandatit të tij/saj.

Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi përpara Presidentit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit…”

100. “…Sipas mendimit të Komisionit, kushtetutshmëria e këtij ndryshimi me ligj është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet ‘përpara’ Presidentit…”

Në lidhje me ligjin antikushtetues të mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 22. Juni 2020