Mesila Doda, zyrtarisht në PDIU

396
Deputetja Mesila Doda zyrtarisht sot deklarohet tek partia e çamëve, PDIU. Doda me një fjalim tek Këshilli Kombëtar i PDIU shpjegoi arsyet që e çuan t’i bashkohet kauzës së çamëve dhe të luftojë për të. “Kemi një atdhe që pothuajse përgjysmë dhe të mbytur nga një klasë politike servile. Politika gjen kohë të shprehet për koncesione, denoncime të njëri-tjetrin, se vëtëm këtë dinë të bëjnë më mirë, por po kjo politikë nuk gjen kurajo për çështjen shqiptare, të përmendë cështjen shqiptare në mes të Athinës, por jargaviten me zell shërbëtori, dhe tek individët më ekstrem”. “Sot ndodhem këtu që të çelim një faqe zyrtare për bashkëpunimin tim me PDIU. Para dias kohësh unë dhe Idrizi nisëm një nisëm, dekomunistizimin. Nuk e menduam se kjo do ishte preludi i një pune tjetër tonë të përbashkët. Unë besoj se fillimi i një pune të re frymëzuese duhet gjetur tek arsyeja, tek atdheu ynë i përbashkët që është i plaçkitur, i ndarë mes fqinjëve. Camëria nuk është turpi jonë, por turpi i atyre qe vranë dhe e prenë. I vetmi turpi i yni është heshtja. Por lufta jonë do të jetë, atdheu. Të luftojmë dhe mbrojmë atë deri në fund”.
Sigal