Mesazhi i Nishanit: Qytetarët të mos shesin votën, është arma më e fortë

410
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 21 qershorit, kur na ndajnë edhe 27 ditë nga ky proces. Presidenti i Republikës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos shesin votën pasi ajo është amra më e fortë.
Nishani u shpreh se duhet ti japim rëndësin që meriton këtij momenti.
Në mesazhin e tij, Presidenti thotë se vota është mjeti më i rëndësishëm për përmirësimin e të tashmës dhe të ardhmes dhe është mjeti më i rëndësishëm për ndreqjen e gabimeve.
Bujar Nishani: “Të dashur bashkëqytetarë, ka nisur tashmë fushata zgjedhore për të votuar drejtuesit vendor. Votimi përbën një akt sublime, nga aktet më të rëndësishme njerëzore të shprehjes së vullnetit të lirë në një vend demokratik ku qytetarët shprehin preferencat për ata prej të cilëve do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme me bindjen dhe shpresë se të zgjedhurit prej tyre do të mbajnë premtimet e ta bëjnë punën siç duhet. Ju ftoj në këtë rast, që këtij momenti të rëndësishëm dhe delikat, t’i japim rëndësinë që meriton. Vota është mjeti më i efektshëm, instrumenti më i fuqishëm në dorën e qytetarëve për ndreqjen e gabimeve, shërimin e plagëve, sigurimin e paqes sociale si dhe përmirësimin e gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me të tashmen e të ardhmen e individit dhe vendit në përgjithsëi. Votimi u kujton
Sigal