Merkel, jo negociatave të anëtarësimit në BE

480
Sigal

 

Bundestagu gjerman bllokon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

 

Kancelarja Merkel ndalon hapjen e negociatave me Shqipërinë

 

 

Shumicës parlamentare në Bundestagun gjerman— CDU/CSU e drejtuar nga
Kancelarja Merkel-ka vendosur të ndalojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Z.
Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag,
erdhi në Tiranë për t’i njoftuar dhe shpjeguar Kryeministrit Rama qëndrimin
gjerman. Pas takimit me Kryeministrin, Zoti Krichbaum e bëri publik këtë
qëndrim në një konferencë për median. Z. Krichbaum deklaroi se Shqipëria nuk ka
plotësuar katër kushte kyçe për hapjen e negociatave: Nuk është bërë asnjë
përparim në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të
drogës. Nuk është kryer reforma zgjedhore. Nuk është zbatuar ligji i
dekriminalizimit. Reforma në drejtësi është bllokuar dhe nuk është e qartë se
kur do të fillojë apo nëse duhet të ndryshohet. Për këto arsye, ai deklaroi se
shumica parlamentare gjermane është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë
dhe këtë qëndrim ja ka përcjellë Kancelares Merkel, e cila është e detyruar t’i
nënshtrohet vendimit të Bundestagut, i cili është institucioni vendim-marrës
për hapjen ose jo të negociatave me vendet kandidate. Shumica parlamentare
gjermane ka hartuar një dokument me 7 pritshmëri që duhet të përmbushë
Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat, duke theksuar se përmbushja e tyre
duhet të dëshmohet në progres-raportin e pranverës së vitit 2018.

Më poshtë janë përmbledhur këto qëndrime:

         
Zbatimi
në praktikë i ligjeve të reformës në administratën publike, sikurse kërkohet në
Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

         
Zbatimi
i plotë dhe i qëndrueshëm i reformës në drejtësi. Miratimi dhe zbatimi i të
gjitha ligjeve të reformës në drejtësi. Kryerja e vetingut të rreth 800
gjyqtarëve dhe prokurorëve; zbatimi në praktikë i rekomandimeve të komisionit
ndërkombëtar të monitorimit.

         
Duhet
të ketë arritje të konsiderueshme në luftën kundër korrupsionit, e cila është
në nivele të pamjaftueshme. Korrupsioni është i përhapur gjerësisht në shumë
sektorë, përfshi drejtësinë dhe policinë. Duhet të ketë padi dhe dënime të
formës së prerë të funksionarëve të lartë të korruptuar. SPAK duhet të jetë e
pavarur nga ndikimi politik.

         
Duhet
të ketë arritje në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si
kusht themelor “për të ndalur depërtimin e krimit në politikë, drejtësi dhe
ekonomi.” Ka pasur hapa mbrapa në disa drejtime të luftës kundër trafikut të
drogës. Lufta kundër drogës duhet të kthehet në luftë mbarëshoqërore, për të
cilën duhet të luftojnë të gjitha partitë.

         
Duhet
të plotësohen rekomandimet për të drejtave e njeriut, mosdiskriminimin dhe të
drejtën e pronës, të paraqitura në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian
të nëntorit 2016.

         
Duhet
të kryhet reforma zgjedhore para zgjedhjeve të qershorit 2017. Zgjedhjet e
2017-s duhet të bëhen në bazë të një kodi të ri zgjedhor dhe duhet të
përmbushin standardet evropiane.

         
Duhet
të zbatohet ligji i dekriminalizimit. Disa veprime të pakta që janë marrë nuk
mund të fshehin të vërtetën se në këtë fusha arritjet janë shumë të pakta. Në
pushtetin qendror dhe vendor dhe veçanërisht në Kuvend, ka ende persona me urdhra
arresti kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të dënuar me vendime gjykate.